×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Bajqinovci: LVV-ja shkollë e qeverisjes, Thaçi president vetëm i PDK-së

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    100 ditëshi i qeverisë “Kurti” u përcoll me akuza e kundër akuza në mes të pozitarëve dhe opozitarëve. Përderisa nga opozita dhe nga disa oponentë politikë të partisë partnere në qeverisje, 100 ditësh u cilësua i dështuar, nga partia prej të cilës vjen kryeministri në detyrë Albin Kurti, po vlerësohet se këto ditë të qeverisjes janë më të mirat në 20 vjetët e fundit.

    Mefail Bajqinovci, deputet në Kuvendin e Kosovës nga lëvizja “Vetëvendosje”, në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se qeveria “Kurti”, në mënyrën më të mirë të mundshme ka udhëhequr ekzekutivin në këtë periudhë.

    “100 ditësh i qeverisë “Kurti” është 100 ditësh më i mirë deri më sot në 20 vite të qeverisjes më i mirë. Duke marrë për bazë për menaxhimin e Covid-it. Qeveria “Kurti” dhe z. Arben Vitia ka marrë falënderime duke filluar nga ShBA-të, organizata ndërkombëtare për menaxhimin më të mirë të mundshëm të situatës me Coronavirusin”, ka thënë ai për Front Online.

    Sukses për Bajqinovcin, ishte edhe zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare dhe largimi i njerëzve të korruptuar nga bordet e agjencive të pavarura dhe atyre të ndërmarrjeve publike.

    “Janë zvogëlimi i shpenzimeve duke filluar nga ndalja e automjeteve, ndalja e telefonave, shpenzimet e luksit, keq menaxhimet, keqpërdorimet e tjera që kanë ndodhur në qeveritë e kaluara ndërsa në këtë qeveri nuk e keni parë. Poashtu largimi i njerëzve nga bordet dhe nga agjencitë e pavarura dhe ekzekutive që kanë aktakuza dhe nga ndërmarrjet publike, të cilët kanë keq menaxhuar dhe i kanë falimentuar kompanitë publike”, ka thënë ai.

    Bajqinovci: Opozita në Kosovë s`ka argumente, vetëm shan dhe bërtet

    Pavarësisht që nga VV-ja, 100 ditëshi i qeverisë “Kurti”, po vlerësohet lartë, nga partitë opozitare ky 100 ditësh është parë përplotë me dështime.

    ”Ka mungesë kritike. Ju e dini se çfarë sulmesh bëjnë në mënyrë shumë brutale dhe pa asnjë argument. Kur thua keqqeverisje duhet të dihet se çfarë është keq qeverisë. Covid ka shkuar mirë, ministria e Jashtme, ministria e Punëve të Brendshme, policia, shëndetësia, diplomacia dhe gjithçka tjetër. Është menaxhuar mirë poashtu edhe ministria e Financave duke shpërndarë në mënyrë shumë të mirë procesin , Pakon e z.Bisilimi”, ka thënë ai për Front Online.

    Kësisoj ai opozitën në vend e cilësoi të dobët dhe pa argumente.

    “Opozitën në Kosovë e kemi shumë të dobët dhe nuk ka argumente por vetëm shan dhe bërtet”, ka thënë ai.

    Deputeti i VV-së: Vetëm 3 anëtarë të VV-së janë emëruar në borde

    Duke i`u kundërpërgjigjur akuzave të opozitarëve që VV-ja është duke emëruar anëtarë të saj në bordet e Ndërmarrjeve Publike, Bajqinovci theksoi se janë vetëm tre të tillë, e të cilët nuk mbajnë ndonjë pozitë në këtë parti.

    “Ajo është publike dhe ne e kemi cekur disa herë që këto janë borde të përkohshme dhe janë vetëm 3 persona e që nuk janë më shumë. Ata nuk kanë ndonjë pozitë në lëvizjen Vetëvendosje. Njëri ka qenë kandidat për lëvizjen dhe askush nuk vjen në bordet e përkohshme për ta rregulluar situatën derisa të dal konkursi”, ka thënë ai.

    Bajqinovci theksoi se pas shpalljes së konkurseve për borde në këto ndërmarrje, të tre këta nuk do të jenë më pjesë e atyre bordeve.

    “Tash kanë dal konkurset dhe ata më nuk do të jenë. Askush nuk ka pranuar që të ballafaqohet me krimin e organizuar brenda ndërmarrjeve publike, dhe nuk kemi gjetur njerëz të cilët e marrin për tre muaj në dorë një ndërmarrje e cila ka shumë probleme me korrupsion”, ka theksuar deputeti i VV-së.

    Deputeti i VV-së: Thaçi është President i PDK-së

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, javën që lamë pas lëshoi disa akuza kundrejt lëvizjes “Vetëvendosje”, për vdekjen e 26-vjecarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Përgjegjës për vdekjen e tij, ai i bëri kryeministrin në detyrë “Kurti”, si dhe disa nga ministrat e tij. Lidhur me këtë gjë deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci në një intervistë për “Front Online”, tha se me këto deklarata Thaçi e ka dëshmuar që nuk është president i vendit.

    “Kam treguar që ne e kemi një president i cili kur e marr parasysh se si janë sjellur presidentët e mëhershëm me pozitën e vet, ky është një president i cili mund të them se është i PDK-së dhe që nuk është president i vendit. Ky është president i cili bën sulme ndaj një partitë politike dhe nuk e kisha komentuar. Ky njeri nuk e ka vendin aty”, ka thënë ai.

    Bajqinovci: Besoj që Kushtetuesja do ta marrë një vendim meritor për mandatarin

    Lidhur me çështjen e mandatarit e cila është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partia në të cilën ai bën pjesë, Mefail Bajqinovci, beson që vendimi përfundimtar do të jetë meritor, bazuar edhe në interpretimet e mëhershme të kësaj gjykate.

    “Unë mund të deklaroj që Gjykata Kushtetuese i ka dokumentet e mëhershme se si ka vepruar në vitin 2014-2017. Andaj besoj që Gjykata Kushtetuese është e thirrur vetëm ta interpretojë Kushtetutën dhe asgjë më shumë. Ne i kemi interpretimet e mëhershme që vetëm të parit i jepet dhe askujt tjetër. Unë besoj shumë që Gjykata Kushtetuese do të marr një vendim meritor siç ka qenë edhe më herët”, ka thënë ai, për “Front Online”.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.