×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fiset e izoluara të Brazilit thonë se ilaçet tradicionale u kanë ndihmuar kundër virusit

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Një fis i izoluar në Amazonë të Brazilit ka thënë se ilaçet e tyre tradicionale, të përgatitura me lëvozhgë të drurit dhe mjaltë, u kanë ndihmuar gjatë trajtimit të simptomave të koronavirusit.

    Covid-19 është përhapur shpejt në rajonin e Amazonës, ku mbi 20 mijë njerëz janë infektuar me virusin dhe 1,400 kanë vdekur, shkruan “Daily Mail”.

    Përhapja e virusit e ka shtuar frikën për gjendjen e fiseve indogjene, të cilat në të kaluarën janë prekur shumë nga sëmundjet e ardhura nga vendet e tjera.

    Brazili e ka një popullsi prej rreth 800 mijë njerëzve indogjenë nga 300 grupe etnike.

    “Ne i kemi trajtuar simptomat me ilaçet tona tradicionale, ashtu si na kanë mësuar të parët tanë”, tha Andre Satere maqe, udhëheqës fisi nga një fshat i vogël në Manaus.

    Virusi ka ndikuar që spitalet në Amazonë të stërmbushen me pacientë dhe i ka detyruar autoritetet që të hapin varreza masive.

    Deri më tani, me koronavirus janë infektuar 40 grupe indogjene, me 537 raste pozitive dhe 102 të vdekur, sipas të dhënave të Shoqatës së Popujve Indogjenë të Brazilit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.