×
  • Lajme
  • Lajme

    Demantohet Xhelal Sveçla, personi që nisi peticionin për hapjen e xhamive është aktivist i Vetëvendosjes

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e nisi sot ditën duke akuzuar disa të rinj për organizimin e faljes së namazit në shesh dhe se gjoja mbrapa tyre qëndron profesori Milazim Krasniqi, është demantuar.Organizatorët e peticionit në rrjetin social Facebook, për hapjen e xhamive, dolën të ishin anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org.Shkëlqim Hajdaraj, është njëri nga personat që ka nisur këtë peticion.

    Hajdaraj është zyrtarisht anëtar dhe aktivist i partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.Këtë e ka pranuar vetë Hajdaraj, në një përgjigje për Insajderin.

    “Po, e vërtetë është, jam edhe i anëtarësuar si aktivist. Bindjet e mija si për VV-në nuk kanë luajtur pasi që unë ju kam drejtuar me Peticion BIK-ut, jo VV-së”, ka thënë Hajdaraj për Insajderin.Ai ka folur edhe për aksionin e sotëm të organizuar në Sheshin “Skënderbeu” për ta falur namazin e Ikindisë.
    “Unë nuk jam organizues sot për protestën, veç e kam përkrahur”, është shprehur ai.Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, për të pyetur rreth qëndrimit të tyre për këtë nismë nga anëtari i tyre, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    Por duket se përpjekja e Sveçlës për të hequr vëmendjen se mbrapa aksionit qëndrojnë disa aktivistë të VV-së duke u munduar ta lidhë profesorin universitar Milazim Krasniqi me ta, ka irrituar shumë qytetarë, por edhe vet organizatorët e aksionit “Falu n’shesh”.Ata i kanë reaguar ashpër Xhelal Sveçlës përmes një postimi në Facebook.“Shprehim shqetësimin tonë në lidhje me deklaratat e ministrit në detyre në lidhje me protestën. Ajo që më së paku kemi dëshiruar ka qenë politizimi i kësaj çështje. Ne deklarojmë se nuk kemi të bëjmë asgjë me Milazim Krasniqin apo me këdo tjetër nga sferat politike gjithashtu nuk është i përfshirë asnjë hoxhë.Të dhënat e organizatoreve janë të ditura për Policinë e Kosovës, pasi kemi dorëzuar fizikisht njoftimin në polici”, thuhet në reagimin e organizatorëve në faqen e tyre në Facebook.“E kuptojmë qasjen dhe shqetësimin, pasi sot është vështirë të mendohet se bëhet një organizim i çfarëdo natyre pa instrumentalizim politik, por ky organizim është ndryshe. Ju kishim lutur të gjithë individëve dhe grupeve të interesit, që të mos e keqpërdorin për përfitime ditore apo inate personale. Allahu na mundësoftë që të hapen sa më shpejtë xhamitë”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.