×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ngrit shqetësimin: Kujt po i konvenon vonesa në akreditimit të programeve në Arsimin e lartë?

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Anëtarja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë Rini dhe Sport, si dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin e saj për vonesën në akreditimin e programeve të Arsimit të lartë.

    Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se kush po përfiton nga kjo vonesë, pas mbledhjes së komisionit.

    “Kush po përfiton nga vonesa në akreditim të programeve të Arsimit të lartë? Sot në mbedhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku të ftuar për raportim ishin anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së, ngrita shqetësimin tim lidhur me frymën jo adekuate që po mbizotëron në këtë institucion, e që po rezulton me vonesa në procesin e akreditimit të 240 programeve të Arsimit të lartë”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka thënë se në kushte normale, akreditimi i programeve zgjatë jo më shumë se një vit.

    “Në kushte normale, periudha e nevojshme për akreditim të këtyre programeve zgjatë rreth një vit, ndërsa tani kanë mbetur vetëm një muaj kohë për akreditim të këtyre programeve. Poashtu, vonesa e votimit të listës së ekspertëve e cila u votua vetëm pas shkresës që drejtori i Agjencionit për Akreditm, i’a drejtoi ministres Bajrami, të cilën gjë e mësuam vetëm në mbledhjen e sotme të komisionit, mbetet shqetësuese”, ka shkruar Haxhiu

    Haxhiu ka thënë se sipas 3 anëtarëve të të këshillit, procesi po bllokohet nga kryetari i agjensionit, nënkryetarja dhe një anëtar ndërkombëtar.

    “Sipas 3 anëtareve të këshillit, në letrën dërguar komisionit parlamentar, ky proces është duke u bllokuar nga kryetari i këtij agjensioni, nënkryetarja dhe nga një anëtar ndërkombëtar. Andaj, me të drejtë shtrohet pytja, se pse po ndodhin këto vonesa në këtë proces dhe ku qëndron arsyeja e vërtetë pas gjithë kësaj!”, ka shkruar në fund Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.