×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë viziton KEK-un

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Sot, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

    Në këtë takim Imeri dhe ekipi i tij menaxhues kanë njoftuar z. Minxhozi rreth angazhimit maksimal që po bënë menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e korporatës në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, për të siguruar prodhim stabil të energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e vendit. Në vazhdim, është biseduar edhe rreth mundësive të reja për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), pas pavarësimit të linjjes 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

    “Duhet theksuar se bashkëpunimi mes KEK dhe KESH është ndërtuar mbi bazën e partneritetit të mirëfilltë dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve. KEK dhe KESH, në secilin rast i janë përgjigjigjur pozitivisht kërkesave të njëri tjetrit duke ofruar bashkëpunim në shkëmbim të energjisë elektrike. Në këtë drejtim, Imeri ka siguruar Minxhozin se nën menaxhimin e tij bashkëpunimi mes KEK dhe KESH do të intensifikohet edhe më shumë, duke shpresuar që kjo formë e bashkëpunimit duhet marrë si shembull i mirë i edhe në instancat e tjera të dyja shteteve” Ka theksuar ndër të tjera u.d. i Kryeshefit Ekzekutivë z. Luigj Imeri.

    Duke falenderuar për pritjen e veqantë të z. Imeri dhe ekipit të tijë menaxhues, ambasadori Minxhozi theksoi.

    “Pa modesti dua të them se jamë i lumtur që një shtyllë kaq e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës po drejtohet nga një student i Universitetit të Tiranës dhe me një eksperiencë kaq të gjatë në stafin e lartë menaxhues të KEK-ut, Prandaj, ju përgëzoi për punën e shkëlqyer që po bëni në këtë gjendje pandemie por edhe për gadishmërinë e juaj për të ngritur edhe më lartë bashkëpunimin në mes të dy korporatave. z. Minxhozi ka shprehur gatishmërinë e tijë për të përkrahur edhe iniciativa apo projekte të reja në sektorin e energjisë elektrike që janë në interes të dy vendeve”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.