
Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK’së, e ka quajtur Albin Kurtin frikacak, derisa tha se Vetëvendosje i gëzohet punës së Gjykatës Speciale.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se kundërshtimi i LVV’së për Specialen ishte falco pasi që thotë se në të vërtetë kjo parti iu është gëzuar punës së kësaj Gjykate.
“Po, është e vërtetë se Vetëvendosje e don dhe i gëzohet Gjykatës Speciale.
Dëgjone se çka thotë ish deputetja e kësaj partie, Drita Millaku. Binduni se prapa këtyre fjalëve dashakeqëse dhe gjuhës së tyre urrejtëse qëndron frikacaku, Albin K. që kurrë nuk kishte guximin t’i shërbejë atdheut si bashkëkohanikët e tij.
Ai sot pret të ngadhnjejë në lojën politike ku do t’i mungojnë kundërshtarët, prandaj i gëzohen Gjykatës Speciale nga partia e tij”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/162740805269489