×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Truproja e presidentit të Maqedonisë së Veriut pozitiv me Covid-19

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Një person nga ekipi i sigurimit të presidentit, Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është pozitiv në Covid-19.

    Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjës së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim.

    Presidenti vazhdon me kryerjen e obligimeve të tij të rregullta të punës.

    “Në orët e pasdites, më 17 maj të vitit 2020 (e diel), është kryer testim për Kovid-19 të një personi nga ekipi i sigurimit të presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast rezultoi pozitiv. Pjesëtari i sigurimit të presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurimit, që do të thotë se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin. Javën e kaluar ka shfrytëzuar pushim vjetor, ndërsa për herë të fundit ka qenë në vendin e punës më 11 maj të vitit 2020 (e hënë)”, shkruan Alsat-m.

    Pas anketës së bërë epidemiologjike, siç thuhet në kumtesë, u konfirmua se nevojitet të testohen në mënyrë shtesë edhe 11 persona, të cilët ishin në kontakt me personin, i cili rezultoi pozitiv.

    “Të gjithë 11 personat janë testuar dhe rezultuan negativë në Covid-19, por edhe krahas kësaj mbeten në vetizolim deri më 25 maj, deri në skadimin e inkubacionit prej 14 ditëve”, informojnë nga Kabineti i presidentit.

    Prej aty potencojnë se pas analizës së kryer epidemiologjike, presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij, janë vlerësuar si kontakte të linjes së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim. Presidenti vazhdon me kryerjen e obligimeve të tij të rregullta të punës.

    “Kabineti i presidentit vazhdon të funksionojë pa pengesa, në pajtim me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19. Gjatë dy muajve të kaluara, të punësuarit punojnë me orar të ndryshëm. Pjesa më e madhe e aktiviteteve mbahen në ambient të hapur. Në takimet dhe ngjarjet bëhet distancimi i rekomanduar fizik, shfrytëzohet pajisje mbrojtëse, si maska dhe doreza, mjete për dezinfektim, ndërsa rregullisht pastrohen dhe dezinfektohen hapësirat në ‘Vila Vodno”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.