×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i njofton për zhvillime e fundit në Veri

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    KFOR njofton mediat se pandemia nuk ka ndikuar në funksionimin e misionit të trupave ushtarakë në Kosovë.

    Në komunikatën për media, KFOR jep detaje se si po funksionon puna e tyre në veri të vendit.

    Njoftimi i plotë:

    Misioni i udhëhequr nga NATO-ja po vazhdon të ofrojë një prani efektive në të gjithë Kosovën, pasi që aftësia e saj për të kryer operacione nuk është minuar nga COVID-19. Në zonën veriore Ushtarët e Komandës Rajonale të Lindjes kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa Karabinierët e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe mbeten vigjilentë në Mitrovicë, një ndër qytetet më të mëdha të rajonit, i banuar nga komunitetet serbe dhe shqiptare.

    Edhe në mesin e pandemisë COVID-19, Forca Ushtarake Italiane po ofron 24 orë në ditë të mabjë me staf urën në lumin Ibër, ndërsa çdo ditë, patrullimet nisen nga shtabi i MSU-së në Prishtinë dhe arrijnë në Mitrovicë duke kryer një varg detyrash.

    “Karabinierët janë një prani e njohur për qytetarët e Mitrovicës në veri dhe jug, pasi që ata u vendosën për herë të parë në zonë në vitin 1999, në fillim të operacionit të udhëhequr nga NATO”, tregon koloneli Enio Simone, Komandanti i MSU-së , duke kujtuar përkushtimin afatgjatë të njësisë së tij në Kosovë. Duke treguar përvojën e tyre të gjatë dhe të gjerë si një forcë policore me status ushtarak në Itali dhe jashtë saj, në veçanti në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, Karabinierët janë në gjendje të kryejnë një sërë detyrash që përfshijnë kontributin në ndërgjegjësim të situatës, inteligjencës kriminale dhe kontrollit të turmave dhe trazirave si reargues të tretë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it.

    Aktivitetet e MSU-së gjithashtu përfshijnë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, të cilat kryhen në tërë territorin e Kosovës me fonde kombëtare, në koordinim të ngushtë me seksionet vendore të Kryqit të Kuq.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.