×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci i reagon Hazirit për shkëmbim territoresh: Po bën njësoj si Thaçi!

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri .

    Bajqinovci e ka quajtur qasjen e gabuar të Hazirit, derisa thotë se s’mund të japim asgjë nga territori ynë për të marrë diçka që është po ashtu nga territori ynë.

    Madje, deputeti i VV-së, thotë se Haziri po vepron sikur presidenti njësoj.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Nuk mund të japim asgjë nga territori ynë për të marrë diçka që është poashtu territor i joni. Lutfi Haziri e ka gabim këtë qasje. Megjithëse, në gabimin e tij, ai nuk e fsheh këtë sikurse Presidenti Thaçi. Të paktën askush nuk ka dilema se z. Haziri këtë e ka bërë nga ndonjë siklet personal sikurse Thaçi.

    Ky i fundit për afro 10 vite e gënjente popullin se nuk do të bisedohej për territore derisa nuk i erdhi puna që Serbia të ja sjellê në vëmendje se vetëm nëse shkon pas ketij projekti, mund të shpëtonte veten e tij. Pra territori i Kosovës, pjesë të tij që në një moment u bënë “dhurata të Rankoviçit” në këtë pikë, shërbenin si mall pêr kusuritje të pazarit jo për njohje, por për shpêtimin e lëkurês së Presidentit. Kosova është me fat që ka popull e liderë si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë. Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë tê kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafioz ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdoshmërisht janë tē lidhura me interesat e shteteve perëndimore.
    Sulmi me frustrim, me shpifje e sharje që vijnë në formë të komunikimit prej rrugaqi, ndaj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë, flasin për dêshpërim, flasin për nervozë dhe për mosdurim.

    Degradimi i Presidencês për dallim nga njerëz me kulturë, dije e sjellje të lartë institucionale e shtetërore siç ishin Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, në një nivel gjuhe të rrugës, e bën të ndjehet keq secilin qytetar të Kosovës. Pozita që e ka në kuadrin e vet të detyrave, unitetin e popullit të Kosovës, nuk do të duhej asnjëherë të turpërohej në këtë mënyrë. Ata që e kanë derguar në atë pozitë, duhet të ndjehen me turp e të marrin përgjegjësi sa herë që presidenca dhunohet me fjalor rrugaqërie sikurse javen e kaluar. Ata që e votuan nuk janë më pak përgjegjës.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.