×
  • Lajme
  • Lajme

    Dilema e të moshuarve për virusin: brenda apo jashtë?

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Rrugët dhe sheshet janë mbushur me njerëz që kur Kosova ka lehtësuar masat që ishin ndërmarrë në muajin mars për t’u mbrojtur nga COVID-19.

    Në rrugë shihen edhe shumë të moshuar që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë më të prekurit nga koronavirusi i ri si për nga infektimi ashtu edhe për nga viktimat. Shumica prej tyre ecin pa masa mbrojtëse.

    Zenel Ajeti 70 vjeç, nga Prishtina, me maskë, por pa dorëza thotë se nuk është mirë që të personat me në moshë, në kohë të pandemisë të mos dalin në rrugë. Ai thotë se për vete e ka të detyrueshme ecjen.

    “Nuk kam frikë nga virusi. E kam kohën e caktuar. Rreziku është për çdonjërin e sidomos për të vjetrit. Unë kam dalë dhe dal për të lëvizur për shkak të problemeve që kam me zemër. Me duhet të lëvizi”, tha Ajeti.

    Mejremja e cila është 60 vjeçare thotë se është e kujdesshme kur del në rrugë dhe se daljet i ka me arsye.

    “Sigurisht që është rrezik kur dal, por është edhe monotonia brenda. Unë me arsye dal, tani jam duke shkuar te mjeku”, tha ajo.

    Xhafer Rama, 61 vjç i ulur në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë me maskë në fytyrë thotë se nga të gjithë njerëzit duhet të respektohen rekomandimet e institucioneve e sidomos nga personat e moshuar.

    “Thënë të vërtetën gjenerata më të vjetra duhet të rrinë më shumë brenda se sa të dalin jashtë”, tha Rama.

    Një qytetare tjetër, 70 vjeçare, e cila nuk deshi të jap emrin e saj, po ecte me ndihmën e patericave në sheshin “Skënderbeu”. Ajo edhe pse ka maskë me vete nuk e ka të vendosur.

    “E dimë që rreziku është prezent, por dola më punë. Duhet të rrimë brenda më shumë edhe ndonjë ditë deri sa të përmirësohet pak gjendja. Jam 70 vjeçare”, u shpreh ajo.

    Xhavit Gashi, 67 vjec, me dorëza dhe maskë tha për Radion Evropa e Lirë, se ka dalur në rrugë në kohën kur e ka të caktuar nga institucionet për të lëvizur.

    “Askush nuk e di se kur ky virus do të eliminohet e ne duhet te dalim. Sigurisht që kam frikë por, kam edhe masat mbrojtëse. Po dalim me masa mbrojtëse maska e dorëza. Duhet t’i përmbahemi rregullave që janë dhënë”, tha Gashi.

    Jo, vetëm personat të moshuar por, edhe gjeneratat më të reja shihen në rrugët e Prishtinës dhe pa masa mbajtëse. Albani 19 vjeçar, foli para mikrofonit të Radios Evropa e Lirë, pas një bisede që pati me një polic i cili i bëri vërejtje për mungesën e masave mbrojtëse.

    “Nuk jam që frikësohem, unë dal. Policia ma kërkoi letërnjoftimin më pyeti për doreza dhe maskën pse nuk e kam. Nuk më kanë ndalur kurrë është hera e parë. Më benë vërejtje për mos me dalë kështu. Unë nuk vendosi as maskë e as dorëza, kjo që po ndodh është gënjeshtër”, tha ai.

    Autoritetet shëndetësore në Kosovë tërheqin vërejtjen se masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, mund të shtohen ose ato ekzistuese nuk do të hiqen në rast se qytetarët dhe bizneset nuk respektojnë rregullat e parapara.

    Rënia dhe pastaj ngritja e numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë, sipas zyrtarëve shëndetësorë është një indikacion që mund të shtyjë autoritetet të mos zbusin masat për lëvizje më të lirë të qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.