
Klinika Infektive ka njoftuar se brenda saj janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Tetë prej tyre janë në gjendje stabile.
“Katër pacientë janë në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv)”, thotë raporti i Infektivës.
Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 955.
Prej tyre, 29 vetë kanë humbur jetën. Shumica nga ta kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158381352340816&set=a.340298465815&type=3