×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania hap kufijtë me Austrinë, Francën dhe Zvicrën

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Turizmi europian mori mbështetje morale dhe financiare nga Komisioni Evropian pas rekomandimit për të hapur kufijtë gjatë sezonit të verës. Nga kjo e shtunë Gjermania ka njoftuar hapjen e kufirit me Austrinë, Francën dhe Zvicrën, ndërsa në ndihmë të 100 mijë bizneseve të vogla do të jepen 8 miliardë euro.

    Europianët dhanë mbështetje morale të mërkurën kur Komisioni rekomandoi rihapjen e kufijve të mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Me uljen e numrit të infektimeve nga Riga në Romë dhe heqjen graduale të masave kufizuese, shqetësim tani mbetet rindezja e motorëve të ekonomisë dhe rifillimi i udhëtimeve ndërkufitare brenda BE-së. Konsumi për turizëm është shumë i rëndësishëm për ekonominë gjatë muajve të verë.

    “Ne po ndihmojmë turizmin europian të rikthehet në shina, ndërsa garantojmë shëndetin dhe sigurinë. Sot ne propozojmë një përgjigje të përbashkët europiane për të menaxhuar sezonin veror 2020,” tha Thierry Breton, komisioneri Europian për tregun e brendshëm.

    Hapje e kufijve nuk është e detyrueshme për 27 vendet anëtare të bllokut. Disa vende do t’i rihapin kufijtë me fqinjët, ndërsa një pjesë e kufizimeve do të mbeten në fuqi, si për shembull në Spanjë dhe në Itali, dy prej vendeve të goditura më fort nga pandemia.

    “Njerëzit duhet të jenë të lirë të udhëtojnë midis vendeve europiane. Ndaj ne po japim udhëzime për të rihapur nyjat e transportit pa rrezikuar shëndetin,” tha zv./presidentja e Komisionit Margrethe Vestager.

    Komisioni gjithashtu njoftoi një fond prej 8 miliardë eurosh për të ndihmuar rreth 100 mijë biznese të vogla. Një plan do të hartohet edhe për rimbursimin e biletave të avionëve pas anulimit masiv të fluturimeve.

    Gjermania ka njoftuar hapjen e kufirit me Austrinë, Francën dhe Zvicrën nga kjo e shtunë, ndërsa me pjesën tjetër të kontinentit nga 15 qershori.

    Por hapja e kufijve duhet të shoqërohet edhe me rinisjen e fluturimeve. Për këtë janë përcaktuar rregulla të qarta e një prej tyre është mbajta e detyruar e maskës, ndërsa ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ulësja e mesit në avionë nuk është nxjerrë jashtë funksioni për të ruajtur distancën fizike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.