×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet memorandumi, Gjilani do të bëhet me stadium të kategorisë së katërt

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të plotësimit të infrastrukturës fizike sportive, po vazhdon me investimet e saj, transmeton Klan Kosova.

    Investimi i radhës është në Gjilan në shumën prej 4,6 milion euro, në rindërtimin e stadiumit të qytetit.
    Përkitazi, për këtë projekt kapital, në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi sot ajo dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi

    Haziri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të projektit “Rikonstruktimi i Stadiumit të Gjilanit, Kategoria e IV”, projekt i cili do të implementohet gjatë viteve 2020-2022.

    Sipas memorandumit, obligimet financiare 100% i merr përsipër MKRS-ja dhe cakton organin mbikëqyrës të realizimit të projektit, ndërsa Komuna e Gjilanit do t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe të dyja bashkë, MKRS-ja dhe Komuna, do të kujdesen për implementimin e projektit.

    Përpos memorandumit, në takimin e zhvilluar mes Dumoshit dhe Hazirit, u bisedua edhe për projektet tjera të përbashkëta që kanë MKRS-ja dhe Komuna, që pritet të realizohen në këtë qytet.

    Dumoshi tha se nëpërmjet këtij memorandumi që kanë nënshkruar sot, i është hapur rrugë standardizimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit konform kritereve evropiane.

    Ndërkaq, Haziri e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës që udhëheq ai dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Gjilanit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer duke rezultuar me investime që kanë qenë në dobi të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.