×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHP apelon te qytetarët: Ndiqni këto 9 rregulla rreth rriqrave

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga rriqrat.

    IKSHPK përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla të cilat qytetarët e komunave endemike, sidomos ata nga Malisheva, duhet t’i ndjekin për t’u mbrojtur nga pickimi i tyre.

    Postimi i plotë i IKSHPK-së:

    Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe henorragjike Krime-Kongo.

    Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave!

    IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

    1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

    2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

    3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

    4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

    5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

    6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

    7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

    8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

    9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.