×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zemërohet prapë Conte, kërcënon BE’në me largimin e Italisë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    COVID-19 thelloi edhe më shumë përplasjet mes Italisë dhe BE-së, e shtoi numrin e qytetarëve, të cilët e duan vendin jashtë unionit.

    Së fundmi, kryeministri italian Giuseppe Conte ka kritikuar planin e propozuar të BE-së për turizmin, që mund të lejojë të ashtuquajturat korridore të gjelbra midis vendeve brenda bllokut, dhe kërcënoi se kjo mund të bëjë që Italia të largohej nga BE.

    Korridoret e sugjeruar të turizmit do të lejonin që disa vende me nivele të ulëta të infeksionit Covid-19 të hapen në disa destinacione të zgjedhura derisa kufijtë të rihapen plotësisht, shkruan CNN.

    “Ne nuk pranojmë marrëveshje bilaterale brenda Bashkimit Evropian që do të krijojnë shtigje të privilegjuara të turistëve,” tha Conte gjatë një konference për shtyp të mërkurën e 13 majit duke shtuar “Turizmi nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshje bilaterale ose ne do të jemi jashtë Bashkimit Evropian, nuk do ta lejojmë kurrë atë”.

    Deklarata e Contes vjen teksa BE po debaton nëse do të lejojë të ashtuquajturat “korridore të gjelbërta” ose “flluska udhëtimi” midis vendeve në bazë të situatës së tyre epidemiologjike.

    Conte tha se ai i ka thënë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, se këto “korridore” do të nënkuptonin “shkatërrimin” e tregut të vetëm të BE-së.

    Humbjet në sektorin italian të turizmit për shkak të koronavirusit mund të jenë rreth 120 miliardë euro deri në fund të vitit, sipas Konfederatës Italiane të Ndërmarrjeve ‘Confcommercio’. Rreth 420,000 punonjës dhe 270,000 biznese në tregti dhe turizëm janë gjithashtu të rrezikuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.