×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mbi 2000 inspektime në kohë pandemie, Inspektorati paralajmëron masa ndaj punëdhënësve

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Prej përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në Kosovë e deri më tani, Inspektorati i Punës ka bërë rreth dy mijë inspektime në kompani të ndryshme për ta parë nëse ato kanë siguruar pajisje  mbrojtëse për punëtorët në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e Coronavirusit.

    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të punës, Valon Leci.

    Ai ka treguar se Inspektorati ka vënë në dispozicion një linjë telefonike pa pagesë për të gjithë ata që kanë ankesa.

    “Dua ta filloj me numrin e inspektimeve që i kemi bërë e të cilat kanë qenë rreth 2000 inspektime d.m.th. nuk e kam raportin për dy tri ditë e fundit, por kanë qenë rreth 2000. Është fjala vetëm për periudhën e pandemisë në këtë periudhë ne e kemi vë në funksion edhe një linjë telefonike pa pagesë të cilën e kanë shfaqur edhe institucionet e tjera. Kemi vë në funksion të gjitha emalit zyrtarë të udhëheqësve, time dhe të kolegëve d.m.th. kemi vë në funksion shumë mundësi që punëtorët  të ushtrojnë  ankesa dhe parashtresa, si dhe informata të ndryshme”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se në gjysmës e dytë të muajit prill, kanë filluar edhe me inspektimin e bizneseve të cilat kanë bërë shkelje ligjore sa i përket të drejtave të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë.

    Leci tha se ankesa më së shumti ka nga punëtorët të cilët punojnë në subjektet ekonomike

    “Nga gjysma e dytë e prillit kemi vazhduar me këto inspektime. Ankesa më së shumti ka nga punëtorët të cilët punojnë në subjektet ekonomike ku është e ndaluar puna pasi që ata kanë pasur probleme edhe me pagat dhe çështje tjera, edhe përkundur faktit që Qeveria ka ndihmuar subjektet e tilla me një pagë”, u shpreh ai.

    Leci paralajmëron masa për punëdhënësit që bënë shkelje në kohë pandemie

    Leci për Front Online tha se pas evidentimit të shkeljeve ligjore që kanë bërë punëdhënësit në kohen e pandemisë do të marrin masa juridike sipas ligjit në fuqi për punëtorët.

    “Po kemi vërejtur shkelje, tani kemi edhe një raport zyrtar, por nuk dua ta përmendi emrin  kompanisë tani sepse janë procedura juridike, do të nxjerrët vendimi  për të. Pala ka të drejt me u ankuar, por ajo që dua të them unë është që Inspektorati i Punës do të jetë në zbatim të ligjit dhe të gjitha ata që mendojnë ta shfrytëzojnë pandeminë dhe me i shkel të drejtat e punëtorëve do ta kenë Inspektoratin e Punës si institucion që mbron të drejtat e palëve në marrëdhënien e punës dhe do të ballafaqohen me pasojat ligjore”, tha ai për Front Online.

    Numri i personave që humbin jetë në vendin e punës po bie

    Kryeinspektori i punës për Front Online, foli edhe për punëtorët të cilët kanë humbur jetë në vendin e punës.

    Ai tha se në dy vitet e fundit ka rënie të numrit të personave që kanë humbur jetën në vendin e punës.

    Sipas tij, në këtë periudhë të vitin 2020 janë vetëm dy vdekje në vendin e punës.

    “Në fakt kemi në mesin e lajmeve të këqija edhe lajme të mira pasi që është viti i dytë që kemi rënie të aksidenteve në vendin e punës, për dallim nga vitit  2018 që kanë qenë 22 persona në vitin 2019 kanë qenë 11 persona këtë vit kemi vijimësi të rënies ne i kemi pasur dy persona që kanë humbur jetën në vendin e punës. Jemi duke e trajtuar edhe një rast i cili po mendohet që është në vendin e punës pasi që ka ndodhur një aksident dhe pas një periudhe kohore ka vdekur personi por tani mbetet me udhën prej sektorit të shëndetësisë nëse vdekja është konsekuencë e aksidentit”, tha ai për Front Online.

    Leci: Po përmirësohen të drejtat e punëtorëve

    Sektori i ndërtimtarisë, konsiderohet si sektori më i rrezikshëm për punëtorë.

    E, për këtë Leci tha se në Kosovë gjatë dy viteve numri i personave të cilët kanë humbur jetë në këtë sektor është më i vogël.

    Të drejtat e punëtorëve, sipas Lecit, po shkojnë duke u përmirësuar.

    Ai tha se vetëm gjatë viti 2019 kanë arritur që 1800 personave të cilët kanë punuar pa kontrata t’iu formalizojnë ato.

    “Ka përmirësim të dukshëm edhe në përmirësim të marrëdhënies së punës në vitin 2019 e kemi përmbyll me 1800 persona për të cilat e kemi formalizuar vendin e tyre të punës pasi që kanë punuar pa kontrata apo pa i paguar kontributet dhe i kemi obliguar që t’i përmirësojnë këto çështje”, tha ai për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.