×
  • Lajme
  • Lajme

    Reka takon shefin e EULEX-it Wigemark

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

    Sic njoftohet nga ministria ata kanë biseduar për mbështetjen e këtij misioni të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

    “Fillimisht, Ministri në detyrë Reka, falënderoi z. Wigemark për kontributin e këtij misioni në fushën e drejtësisë, duke shtuar se ky është edhe synimi i Qeverisë së Kosovës, atë të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tej, Shefi i Misionit të EULEX-it u njoftua mbi të arriturat e qeverisë në 100 ditët e para të saj të qeverisjes, ku pjesë thelbësore e programit qeverisë është sundimi i ligjit, prandaj edhe shumica dërmuese e 192 vendimeve qeveritare të ndërmarra janë në funksion të zbatimit të ligjit në vend. Poashtu, Ministri Reka theksoi se këtë nuk e bëjmë sa për të jetësuar Agjendën Reformuese Evropiane, por për shkak të funksionimit të Republikës së Kosovës, si shtet i së drejtës me ligjin mbi të gjithë dhe jo si shtet privat”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

    Reka ka kërkuar nga mysafiri që EULEX-i të vazhdojë të ndihmojë institucionet e Kosovës në sundimin e ligjit, si dhe për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    “Shefi i Misionit të EULEX-it z.Wigemark, nga ana e tij tha se “EULEX-i është dhe vazhdon të mbetet partnerë përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit në vend, të cilat janë edhe parimet thelbësore mbi të cilat është krijuar dhe funksionon Bashkimi Evropian”. Poashtu, Z. Ëigemark informoi Ministrin Reka rreth punës që EULEX bënë në Kosovë për identifikimin e personave të zhdukuar. Njëherit, z.Wigemark falënderoi Ministrin Reka për qasjen bashkëpunuese të tij, si dhe mbështetjen e synimeve të misionit të EULEX në Kosovë në funksion të sundimit të ligjit në vend”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.