×
  • Lajme
  • Lajme

    Behramaj: Gjykata Kushtetuese në rastin KO119/14, paragrafi 102, thotë që s’merret me spekulime se ç’kanë dashur të thonë hartuesit

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj spekulimeve të ekspertëve juridikë nëpër studio televizive, se çfarë kanë dashur të thonë hartuesit e Kushtetutës lidhur me nene specifike.

    Madje, nga ana e disa prej tyre kishte edhe propozime që Gjykata Kushtetuese t’i ftojë hartuesit e Kushtetutës dhe t’i pyes se çfarë kanë dashur të thonë me nene të caktuara të Kushtetutës, para se të interpretoheshin nga Gjykata Kushtetuese.

    Këshilltari i Thaçit ka thënë se sikur t’i kishin lexuar të paktën aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese do ta dinin nga praktika gjyqësore që ajo nuk merret me spekulime të llojit: çfarë kanë menduar hartuesit?

    Behramaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese këtë e ka qartësuar edhe në paragrafin 102, në rastin KO119/14, në të cilin thuhet: “Prandaj, Gjykata (Kushtetuese) nuk mund të arrijë në përfundime lidhur me qëllimet e hartuesve të Kushtetutës dhe nuk mund të spekulojë se çfarë kanë dashur të thonë ata. Për më tepër, çfarëdo krahasimi ose çfarëdo marrje e argumenteve nga Korniza Kushtetuese e Kosovës e vitit 2001 vështirë se është relevante. Korniza Kushtetuese ka qenë në fuqi deri më 15 qershor 2008 për të rregulluar një situatë tjetër. Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e re moderne dhe zbatohet në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës nga 15 qershori 2008”.

    Ky është statusi i plotë i Behramajt:

    Me u kënaq njeriu duke i lexuar të ashtuquajturit ekspertë të Kushtetutës teksa interpretojnë në mënyrë kreative dhe spekulojnë sipas interesave të tyre se çfarë kanë dashur të thonë hartuesit e Kushtetutës.

    Sikur t’i kishin lexuar të paktën aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese do ta dinin nga praktika gjyqësore, që ajo nuk merret me spekulime të llojit: çfarë kanë menduar hartuesit? Gjykata Kushtetuese këtë e ka qartësuar edhe në paragrafin 102, në rastin KO119/14, në të cilin thuhet: “Prandaj, Gjykata (Kushtetuese) nuk mund të arrijë në përfundime lidhur me qëllimet e hartuesve të Kushtetutës dhe nuk mund të spekulojë se çfarë kanë dashur të thonë ata. Për më tepër, çfarëdo krahasimi ose çfarëdo marrje e argumenteve nga Korniza Kushtetuese e Kosovës e vitit 2001 vështirë se është relevante. Korniza Kushtetuese ka qenë në fuqi deri më 15 qershor 2008 për të rregulluar një situatë tjetër. Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e re moderne dhe zbatohet në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës nga 15 qershori 2008”.

    Të ashtuquajturit ekspertë të Kushtetutës do të ishte mirë që së paku ta lexonin Nenin 4, paragrafi 6 të Kushtetutës, i cili përcakton se “Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës”. Nëse as kjo nuk ju mjafton, le të shohin kah fundi i Kushtetutës, konkretisht në paragrafin 1 të Nenit 112 të Kushtetutës, ku përcaktohet qartë që “Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”.

    Sa merren me propozime banale që të pyeten hartuesit se çfarë kanë dashur të thonë, thjesht do të ishte mirë që Gjykatën Kushtetuese ta lënë plotësisht të pavarur për t’i kryer përgjegjësitë e saj dhe jo të mundohen të ndikojnë në vendimmarrjen e saj!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.