×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti: Për 100 ditë qeverisje ka pasur qëllime të parealizuara, mirëpo jo dështime

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë e cila zgjati 3 orë, ku u prezantua puna 100 ditëshe e ekzekutivit, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Front Online.

    Kurti ka rënditur, siç ka thënë ai, sukseset e qeverisjes së tij.

    Ai ka përmendur numrin e zvogëluar të kabinetit të tij, uljen e pagave të qeveritarëve si dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19 që siç ka thënë ai, ishte shembullor.

    Ai këtë 100 ditësh e ka ndarë në dy periudha, 50 ditëshi i parë me qeveri me mandat të plotë, dhe tjetri pas mocionit të 25 marsit.

    “Zvogëlimi i kabinetit qeverisës, ulja e pagave të qeveritareve dhe shkarkimi i bordeve, ndalimi i kontratat lobuese, menaxhimi shembullor i pandemisë dhe pakoja fiskale emergjente, fillimi i reciprocitetit me Serbinë, donacioni për Preshevën Medvegjën dhe Bujanovcin, vazhdojmë”, ka thënë Kurti.

    I pyetur nëse ka pasur dështime gjatë qeverisjes së tij, Kurti është arsyetuar duke thënë se ka qëllime që nuk i ka realizuar.

    “Ka qëllime që nuk i kemi realizuar mirëpo nuk janë dështime. Ka pasur shumë elemente, mina në rrugëtimin tonë 100 ditor, mirëpo ja kemi dal shumë mire”, deklaroi i pari i ekzekutivit.

    Ai ka falënderuar secilin ministër të Qeverisë së tij që siç ka thënë ai kanë qenë shembullor në punën e tyre./FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/606482233299345/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.