×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci përmend një nga një 50 dështimet e qeverisë Kurti

    FrontOnline
    13 Maj 2020
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti.

    Ai ka përmendur një nga një 50 dështimet kryesore të kësaj qeverie për 100 ditë pune

    Statusi i plotë i Lladrovcit:

    Për t’ju përgjigjur interesimit të mediave, ky është qëndrimi im në raport me 100 ditët e qeverisjes Kurti

    Me shkas po e rikujtoj edhe një shkrim në ditën kur është votuar Qeveria Kurti:

    “Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye. Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste. Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”.

    1. Qeveria Kurti shkeli Kushtetutën, kufizoi lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e njeriut
    2. Sjellje jofleksibile me institucionet e shtetit, arrogancë ndaj miqve e i butë ndaj armiqve
    3. Iu nënshtruan Listës Serbe duke iu siguruar dy poste ministrore dhe pozita tjera kyçe në institucione pavarësisht të kaluarës
    4. Përkeqësoi marrëdhëniet me partnerët strategjik të Kosovës, në veçanti me SHBA-në
    5. Gabimet politike dhe qasja me SHBA-në tërhoqi fondet e MCC-së
    6. Bëri dallimin e mbrapshtë në mes të ShBA dhe Evropës, duke u strehuar nën çadrën e BE-së
    7. Përmirësoi imazhin Serbisë, duke e bërë shtet “humanitar” në mediat botërore
    8. Shtoi orekset e Serbisë për portin e Durrësit dhe korridorin e lirë
    9. Ngriti teori për komplote dhe konspiracione të paarsyeshme
    10. Të gjitha partitë i trajtoi si armiq e me vija të kuqe
    11. Shkarkime dhe emërime politike nëpër borde duke “kapur” shtetin
    12. Letra për çështje të brendshme dërguar institucioneve ndërkombëtare si Mike Pence, Brukselit, Komisionit të Venedikut
    13. Rekrutimi i stafit shëndetësor nga Serbia në Kosovë pa përfillur procedurat ligjore
    14. Mosrespektimi i rekomandimeve të Policisë së Kosovës për sigurinë
    15. Publikimi i bisedave protokollare, në vend dhe jashtë
    16. Propaganda linçuese kundër personaliteteve të huaja në media dhe polemika me oponencën
    17. Raporti i auditimeve për shkarkime të bordeve është marrë si vendim final dhe i mirëqenë. Auditorët kanë për obligim ta dërgojnë direkt në prokurori lëndën e cila dyshohet për keqpërdorim.
    18. Mungesë e angazhimit institucional për lirimin e ushtarit të UÇK-së në Serbi
    19. Qeveria Kurti pagoi rrymën e papaguar të serbëve të veriut
    20. Bëri gabimet e mëdha duke mos vlerësuar qytetarët që nuk e votuan. Kosova është gati dhjetë herë më e madhe se votat që i fitoi.
    21. Nuk erdhi në Drenas për të nderuar në përvjetor dëshmorët dhe martirët në varrezat masive
    22. Qeveria Kurti ka miratuar një buxhet diskriminues për komunat
    23. Nuk e planifikoi buxhetin për pandeminë dhe as nuk e menaxhoi si duhet me emergjencën shëndetësore
    24. Bashkëpunoi me Serbinë, por nuk tregoi afërsi me Shqipërinë
    25. Deklaratat e Kurtit kinse ShBA ka plan të fshehtë për Kosovën dhe Serbinë, demantimi nga vet diplomatët amerikan
    26. Tallja me Shtëpinë e Bardhë (e kuqe, verdhë)
      27 Deklarata kundër diplomatit amerikan Richard Grenell
    27. Vazhdoi keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale
    28. Pagesa të dënimeve për vetura me buxhet të shtetit
    29. Siguroi dhe bëri teste për veten dhe kabinetin e tij në zyrë, ndërkohë nuk kishte për qytetarët
    30. Ndarja e pakos emergjente fiskale pa miratim nga Kuvendi
    31. Pas rrëzimit me mocion, shkarkoi zëvendësin e tij të parë
    32. Ndërmori masa të tepruara për hakmarrje (shkarkimi i Agim Veliut, Avdullah Hotit etj.)
    33. Nuk tregoi përgjegjësi morale a solidaritet për vetëvrasjen e studentit në qendër të studentëve-karantinë
    34. Inatet me Presidentin e penguan të bënte me shumë për shtetin, edhe elektorati i VV-së i ndikuar
    35. U demantua për funksionimin e shtetit që me vite e ka sharë. Sektorët si shëndetësia, policia, pushteti lokal, administrata, etj. etj. dolën që funksionojnë e kanë funksionuar për mrekulli.
    36. Emëroi këshilltar që fyen luftën dhe vlerat e UÇK-së, nuk u distancua nga deklaratat
    37. Nuk u distancuan as nga deklaratat e këshilltarit nga Shqipëria që bëri thirrje për kryengritje (luftë civile)
    38. Deputetja e VV-së citoi mediat serbe kur sulmoi UÇK-në
    39. Emëroi këshilltar serb personin që ka mbështetur publikisht kriminelet e luftës
    40. Në buxhetin e vitit 2020 nuk mbështeti me projekte të reja Drenasin, përkundrazi hoqi ndërtimin e QKMF-së edhe pse kishte memorandum
    41. Nuk dërgoi asnjë ligj në Parlament
    42. Bllokoi punën e parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme, vendimet ishin të jashtëzakonshme
    43. Bëri pagesa të dyfishta për skemën sociale pa marrë aprovimin nga ana e Kuvendit
    44. MPB privilegjoi zyrtarët serb, ndërsa diskriminoi deputetet e Kuvendit të Kosovës
    45. Mos ndërmarrja e veprimeve për programet arsimore në pajtim me kurikulat e Republikës së Kosovës
    46. Qeveria Kurti krijoi klimë të përshtatshme për influencë ruse në bisedimet Kosovë-Serbi
    47. Presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje të vendimeve të tyre për mbrojtje ndaj virusit. Prova e protestës në shesh me mbi 400 persona dhe brenda shiritave të vendosur nga Policia
    48. Favorizimet gjatë pandemisë dhe tenderët
    49. Mbyllja e syve me rastin e punësimit të familjarëve të anëtarëve të partisë së tij.

    Punët e mira

    1. Ulja e pagave
    2. Nxiti hetimet për disa institucione ku ka munguar transparenca
    3. Ndarja e buxhetit për Luginën e Preshevës
    4. Zvogëloi shpenzimet e administratës
    5. Shkarkim të disa bordeve, por pa adresim përgjegjësie për shkeljet e pretenduara.

    “Atë që s’ia do vetes mos ia bëj tjetrit”.
    Fjalë e urtë, të cilën e kanë harruar disa parti politike, presin veprime tjera nga ato që dje i kanë bërë vet.
    Mësimi: Ban për të tjerët atë që don të tjerët me ba për ty!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.