×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rreth 12 mijë kosovarë dyshuan se e kanë Coronavirusin, 20 mjekët vullnetarë rrëfejnë përvojat e tyre

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Kështu nis një ditë e zakonshme për 20 vullnetarët që qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, janë duke punuar në tre ndërrime, në Qendrën e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë, qendër kjo e cili vepron në kuadër të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

    E thirrje si kjo, këta vullnetarë nga 21 marsi e deri më sot kanë pranuar rreth 12 mijë sosh.

    “Gjatë muajve të parë ka qenë një numër prej 250-300 thirrje, mirëpo tani numri është zvogëluar do të thotë ka një numër më të vogël të thirrjeve. Janë diku 100-150. Totali është diku rreth 12 mijë thirrje”, ka thënë për “Front Online”, Ardita Kafexholli, absolvente e Mjekësisë së Përgjithshme.

    Numri i tyre është varur edhe nga numri i rasteve pozitive që janë konfirmuar nga IKSHPK-ja. Kështu ka deklaruar Erlinda Hakaj, absolvente në drejtimin Menaxhim Shëndetësor.

    “Ne kemi vërejtur që dyshimet apo shqetësimet e qytetarëve në lidhje me Coronavirusin janë të lidhura drejtpërdrejtë me numrin e rasteve pozitive ndaj Covid-it. Qysh nga maji kur numri i personave të rezultuar pozitivisht ndaj këtij virusi ka pësuar rënie dhe numri i të shëruarve ka qenë në rritje numri i thirrjeve ka qenë më i vogël”, ka thënë ajo për Front Online.

    E doktori i mjekësisë, Gramoz Bunjaku i cili punon poashtu vullnetarisht në këtë qendër, ka thënë për “Front Online”, që puna e tyre është e ndarë në 3 ndërrime, për çdo ditë të javës.

    “Në Qendrën e Thirrjeve jemi 20 vullnetarë të cilët punojmë në 3 ndërrime, 24 orë gjatë 7 ditëve të javës. Të gjithë këta janë në koordinim të shkëlqyeshëm me profesor Sefedin Muçaj i cili menaxhon për mrekulli me grupin me një punë prej një profesionisti të vërtetë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, puna është duke u zhvilluar bazuar në udhëzuesin e punës të hartuar nga ta dhe përmes sistemit “Vianova”.

    “Më 24 prill ne e kemi hartuar një udhëzues të punës. Ne e kemi një sistem “Vianova”, i cili është një sistem i triazhit elektronik ku në bazë të shkallës së urgjencës i triazhojmë pacientët, të ankuarit apo qytetarët në bazë të ankesave të tyre”, ka thënë vullnetari.

    Për Artina Pajazitin, asistente në Fakultetin e Mjekësisë njëherësh edhe vullnetare në Qendrën e Thirrjeve, prioritet u është dhënë personave që i kanë pasur të gjitha simptomat e Coronavirusit, ose që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

    “Personave që ne u japim prioritet janë personat që kanë simptoma si temperatura mbi 38 gradë celsius, vështirësi në frymëmarrje, apo personat që kohëve të fundit kanë pasur kontakt me persona që janë pozitiv me Covid-19”, ka thënë ajo.

    Këta persona, sipas saj, më pas orientohen për tu testuar apo për ta vazhduar trajtimin në shtëpi varësisht nga gjendja e tyre.

    “Personat e tillë ne i regjistrojmë në sistemin Vianova dhe varësisht prej zhvillimit të simptomave të tyre, qoftë i orientojmë direkt për tu testuar ose i regjistrojmë në sistem dhe përcillen për një periudhë kohore që ne e kemi parë të arsyeshme sipas udhëzuesit që vet e kemi përgatitur.

    E të gjithë këta vullnetarë patën edhe një falënderim për donatorët që u ndihmuan gjatë kësaj kohe, përfshirë edhe Fakultetin e Mjekësisë që u`a dha mundësinë për të kontribuar në këtë formë.

    “Personat shumë bujar kanë ndihmuar në qendrën tonë përmes donacione, si për shembull Ramiz Tafilaj i cili është një biznesmen nga Hjuston Teksas që ka dhënë donacion me ushqime dhe gjithashtu duhet falënderuar edhe zotërinë Safet Martinaj i cili është pronar i furrës ‘Qerimi 1’ i cili ka qenë shumë bujar me ne për sa i përket ushqimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë që na ka dhënë sallën se ku mundemi të qëndrojmë dhe në forma tjera që na kanë ndihmuar”, ka thënë Loran Rakovica, doktor i mjekësisë, për “Front Online”.

    Qendra e Thirrjeve është formuar në këtë kohë të pandemisë si bashkëpunim në mes të Universitetit të Prishtinës, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht gjendet e pozicionuar në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë dhe është në shërbim të qytetarëve, 24 orë në ditë, duke ua ofruar informacionet e duhura përmes telefonit.

    Numri kontaktues i qendrës është:  038 200 80 800.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.