
Në Pakon Fiskale, shteti ka ndarë nga kuleta e tij, 8 milionë euro për të përkrahur sektorin e prodhimtarisë.
Kjo shumë po i duket e pamjaftueshme përfaqësuesit të tyre, shkruan Front Online.
Mbi 500 milionë euro, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, thotë se nevojiten për të rimëkëmbur gjithë sektorët e prekur të ekonomisë – përfshirë këtu sektorin e prodhimit.
“Ekonomia e Kosovës, nëqoftëse i shikojmë parametrat ekonomik dhe e krahsojmë me atë që janë duke bërë vendet e tjera, nevojitet një injektim i mjeteve në shumën 500 milionë euro që të përkrahet ekonomia. Një pjesë e tyre duhet të dedikohet edhe për sektorin e prodhimit – rimëkëbjen e tij. Deri tash ekonomia është bazuar në import, tash është një mundësi e mirë që të punojmë bashke me Qeverinë që të bëjmë themelin për fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe të ndërrohet struktura ekonomike e Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.
Lexo edhe: