×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarët e AAK-së: Taksa çështje e mbyllur, të vetëdijshëm se nuk kthehet

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Dy nënkryetarët e AAK-së, Ardian Gjini dhe Muharrem Nitaj e shohin si joreale kushtëzimin e partneritetit qeverisës me rikthimin e taksës.

    Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se taksa për këtë parti është kapitull i mbyllur.

    Gjini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa është larguar nga Qeveria Kurti.

    “Situata është e tillë që taksa është larguar. Mallrat janë duke u futur në Kosovë. A pret dikush që Aleanca të vijë tash dhe të thotë hiqeni taksën së ne nuk vijmë në qeveri. Ne mundemi të luajmë me fjalë, mund të provojmë se sa jemi të fuqishëm e sa të dobët janë të tjerët. Nuk është reale që dikush në Kosovë të pret se AAK nuk do të hyjë në qeveri dhe të kërkojë kthimin e taksës. Edhe nëse ne të vetëm i fitonim zgjedhjet do të ishte e vështirë kthimi i taksës”, tha Gjini.

    Edhe nënkryetari tjetër i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se kjo parti ka bashkëjetuar me partnerë që kanë qenë kundër taksës.“Për ne taksa është kapitull i mbyllur. Ne jemi të vetëdijshëm se taksa nuk kthehet. Duhet një votë e jashtëzakonshme për një rikthim. Taksën e ka larguar qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Muharrem Nitaj.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.