
Epidemiologia e sëmundjeve infektive e Organizatës Botërore të Shëndetit, Maria Van Kerkhove tha se globalisht, “ekziston një numër alarmant i të infektuarve të punonjësve të kujdesit shëndetësor”.
“Në disa vende, nga 10% e rasteve të raportuara vijnë nga radhët e punonjësve të kujdesit shëndetësor,” shtoi ajo, shkruan CNN.
Duke folur të hënën gjatë një konference për media, Van Kerkhove tha se OBSH po kontrollon se ku dhe pse punëtorët e kujdesit shëndetësor po infektohen.
“Ajo që ne kuptojmë nga studimet që janë raportuar dhe nga telekonferencat që kemi me klinikë e me specialistë të kontrollit të infeksionit, është se shumë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë pasur kontakte me anëtarë të familjes”, tha Van Kerkhove.
“Shumë prej tyre janë infektuar jashtë institucionit të kujdesit shëndetësor,” shtoi ajo.
Van Kerkhove tha që ata që janë infektuar brenda objektit shpesh vijnë në kontakt me një pacient në një repart që nuk është i pajisur për të trajtuar pacientët me sëmundjen Covid-19.