×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel ndërhyn për të gjetur zgjidhje për konfliktin Gjermani – BE

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Angela Merkel ka ndërhyrë duke provuar që të gjejë një zgjidhje për përplasjen mes Gjermanisë dhe Brukselit pasi BE-ja ka kërcënuar se do të nis hetimet pas një vendimi të marrë nga gjykata kushtetuese e këtij vendi.

    Kancelarja gjermane ka theksuar që përplasja ishte “e zgjidhshme”, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një deklaratë të pazakontë duke paralajmëruar për veprime legale kundër Berlinit.

    Von der Leyen, ish ministre e mbrojtjes së Gjermanisë, e bëri njoftimin e saj pasi gjykata kushtetese e Gjermanisë vendosi kundër një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) dhe vuri në pikëpyetje politikat monetare evropiane që kishin për qëllim të ruanin stabilitetin e eurozonës, shkruan The Guardian, përkthen GazetaExpress.

    Përveç nëse evidentohet si proporcionale, gjykatësit thanë se Deutsche Bundesbank, banka qendrore e vendit, duhej që të ndalej së bashkëpunuari me skemën e Bankës Qendrore Evropiane (ECB).

    Vendimi i gjykatës kushtetuese të Gjermanisë për herë të parë shpalli një gjykim të ECJ-së si jovalid, dhe që përbënte kërcënim direkt të zbatimit uniform të ligjeve të BE-së.

    Një zyrtar i BE-së tha: “Kjo ngrit një varg çështjes fondamentale… i pari është autoriteti i gjykimeve të gjykatës Evropiane të drejtësisë që në mënyrë definitive ka vendosur për validitetin e vendimeve të Bankës Qendrore Evropiane. Bashkimi Evropian bazohet në ligje, në marrëveshje, dhe në rregullat e përbashkëta që kemi.”

    Merkel iu tha anëtarëve të partisë së saj gjatë ditës së sotme se çështja kishte qenë e komplikuar nga komentet e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, që mirëpriti vendimin e Gjermanisë si “një prej vendimeve më të rëndësishme në historinë e Bashkimit Evropian.”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.