×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: 44 milionë euro dëmi nga veturat e pasiguruara

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Përderisa Kosova tash e dy muaj, po përballet me rrezikun e pandemisë së koronavirusit, është një rrezik tjetër ai i cili nuk po largohet tash e 20 vite nga vendi.

    Fjala është, për automjetet e pasiguruara në vend, të cilat çdo vit po e rrisin rrezikun në komunikacion poashtu po shkaktojnë dëme të mëdha financiare, kompanive të sigurimeve që operojnë në vend.

    Deri pak para shpalljes së pandemisë sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara është rreth 150 mijë.

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku thotë se nuk dihet saktë numri se sa prej tyre janë në qarkullim.

    Ai thotë, se në sistem figurojnë 150 mijë automjete, ndërsa demet financiare të shkaktuara nga kompenzimi për aksidentet për këto automjete që nga pas lufta kapin vlerën e 44 milionë eurove, ose 4 deri në 8 milionë euro në vit.

    Mazreku, thotë se numri i këtyre automjeteve është në ngritje, pasi në vitin 2018 për herë të parë si Shoqatë, kanë publikuar të dhënat ku numri ka qenë 110 mijë, kurse në vitin 2020 numri ka shkuar në 150 mijë.

    “Sigurisht që kjo është shqetesuese edhe ne kemi kërku nga MPB ë minimalisht në fillim me nxjerr një udhëzim ku kemi kërku që të pastrohet databaza e të paregjistrumëve në sistem.Çka nënkupton kjo,sipas ligjit të MPB të automjeteve, çdo veturë e cila nuk është e regjistrume më shumë se dy vite, ajo llogaritet që është teknikisht jo në rregull për të dal në qarkullim. Ajo që kemi kërku është që këto mjete të pastrohen, që ne të kemi në sistem të figurume vetëm këto dy vitet e fundit, jo 150 mijë po nëse mbesin 50-30-70 mijë pasi nuk e dijmë saktë. Ne kemi kërkuar që me i përshkallëzu, pasi të listohen veturat të cilat nuk janë të regjistruara më shumë se dy vite, të vendosim gjoba, sanksione shtesë dhe këtë numër me u mundu me ul sa më poshtë.

    Tutje, ai thotë se perderisa janë rreth 30 përqind e veturave të pasiguruara në Kosovë, është problem të diskutohet edhe çështja e Kartonit të Gjelbërt.

    “Ky numër është problem, pasi të jesh anëtare e Kartonit të Gjelbert duhet me pas jo më shumë se 5 përqind të automjeteve ë paregjistruara”
    Mazreku shton se edhe ndryshimet e legjislaturave po i vonojnë procedurat, pasi ka propozime për ndryshim të ligjeve, udhëzime të reja, mirëpo këto pa marrin kohë, pasi po varen direkt edhe nga Kuvendi dhe Qeveria

    Ai tregon poashtu se kanë pasu të planifikuar që këta dy tre muaj të investojnë edhe në pajisje që i detektojnë automjetet e paregjistruara për policinë e Kosoves, por për shkak të pandemisë, kjo ka ngecur dhe është shtyer për një kohë të pacaktuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.