
Organi që i përcakton rregullat e gjuhës frënge, Akademia e Shkencave e Francës, ka vlerësuar se Covid-19 është emër i gjinisë femërore.
Në gjuhën frënge, çdo emër ka gjini gramatikore. Për shembull, fjala “pain” (bukë) e merr përpara nyjën e gjinisë mashkullore “le”, ndërsa fjala “bière” (birrë) e merr përpara nyjën e gjinisë femërore “la”.
Kështu, Akademia e Shkencave e Francës ka vendosur që emri “Covid-19” të trajtohet si emër i gjinisë femërore dhe bëri thirrje që t’i jepet fund trajtimit të tij si emër i gjinisë mashkullore, dukuri shumë e përhapur në Francë.
“Përdorimi i gjinisë femërore do të ishte i preferueshëm”, thuhet në udhëzimet e publikuara nga kjo akademi në faqen zyrtare në internet, në kategorinë “përdorimet e gabuara”.
“Ndoshta nuk është shumë vonë që këtij akronimi t’i kthehet gjinia që duhet ta ketë”, shkruhet në udhëzim.
Se ky emër duhet të ketë gjini femërore më parë kanë thënë edhe Zyra e Kuebekut për Gjuhën Frënge dhe Akademia Mbretërore e Spanjës, shkruan “The Guardian”.