×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania refuzon në heshtje ambasadorin e ri të Kosovës

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Frymëzim Isufaj nuk ka mundur të akreditohet si ambasador në Londër. Vitin e shkuar, presidenti Hashim Thaçi kishte firmosur një dekret, përmes të cilit Isufaj ishte caktuar ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, por deri tash nuk është marrë pëlqimi për këtë nga autoritetet britanike.

    Një burim në Ministrinë e Punëve të Jashtme i ka thënë gazetës se nominimi i ambasadorit të ri është refuzuar në heshtje. Por, jo për shkak të profilit të Isufajt. Është refuzuar nga fakti që kreu i shtetit e ka caktuar pas propozimit nga një Qeveri që ishte në dorëheqje, dhe kjo është parë si problem nga Londra zyrtare, shkruan KOHA.

    “Është megaskandal diplomatik mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, sepse bëhet fjalë për refuzim në heshtje të të propozuarit, përkatësisht të dekretuarit për ambasador”, ka thënë ky burim. “Londra asnjëherë nuk ka kthyer pranim të agrementit, sipas procedurës, e për pasojë kjo kandidaturë është refuzuar në heshtje. Atje ende nuk ka ambasador, ani se është vend i Kuint-it. Hera e parë që ndodh një gjë e tillë, dhe kjo ka të bëjë me propozimin e ambasadorit nga një qeveri në dorëheqje, siç ishte ajo e korrikut 2019”.

    Prej muajsh Kosova nuk ka ambasador fuqiplotë në Londër. Në misionin diplomatik që Kosova e ka në këtë kryeqendër, e ngarkuar me punë është Arrita Gjakova.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.