
Numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është rritur në 30 615.
Sipas ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, numri i viktimave nga COVID-19 u rrit me 539 në 24 orët e fundit.
Me 86 583 teste të kryera në 24 orët e kaluara, numri total i testeve në Britaninë e Madhe ka arritur në 1 534 533, ndërsa janë konfirmuar 206 715 raste me COVID-19.
Raab theksoi se shifrat tregojnë që vendi e ka kaluar kulmin e pandemisë dhe ka arritur në pikën e lehtësimit të masave kufizuese.
Ai theksoi se masat mund të ashpërsohen sërish në rast të rritjes së rasteve.