×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    47 për qind e punëtorëve në sektorin privat aplikojnë për ndihmë nga shteti

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Katërdhjetë e shtatë për qind e punëtorëve në sektorin privat deklarojnë që kanë humbur punën si pasojë masave kundër COVID-19.

    Sipas një njoftimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, 133 mijë persona kanë aplikuar për ndihmë ekonomike si rezultat i masave kufizuese të ndërmarra për parndalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    Duke analizuar këto të dhëna, ekonomisti Erton Bega ka treguar që sipas anketës së fuqisë punëtore të publikuar nga Agjensioni i Statistikave, në Kosovë janë të punësuar mbi 363,180 persona apo 30% e qytetarëve në moshë aktive për punë.

    Bega ka nënvizuar që “Kosova ka 363 mijë të punësuar dhe nga këta 133 mijë kanë aplikuar për ndihmë financiare nga paketa emergjente, përkatësisht 37% e të gjithë të punësuarve në Republikën e Kosovës kanë deklaruar që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë”.

    “Nëse marrim parasysh që këta 133 mijë persona vijnë vetëm nga sektori privat që punëson në total 280 mijë persona, rezulton që 47% të vendeve formale të punës në sektorin privat janë pezulluar gjatë kohës së pandemisë!” vazhdon ai në një postim të tij në facebook.

    Deklarimi formal i afro 10 mijë punëtorëve të ri në kohë pandemie për të përfituar nga pako emergjente është lajm pozitiv në zvogëlimin e informalitetit në punësim, por shqetësim kryesor mbetet qëndrueshmëria e vendeve të punës të pezulluara nga pandemia, prandaj insitucionet e Kosovës duhet urgjentisht të përgatisin një pako të fuqishme financiare për të rimëkëmbër ekonominë duke subvencionuar dhe kredituar ndërmjarrjet në sektorin privat në mënyrë që të reduktohen sa më shumë pasojat ekonomike nga pandemia.

    https://www.facebook.com/ErtonBega/posts/10215787317971502

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.