×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kufijtë e Evropës hapen vetëm në shtator

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kufijtë e Bashkimit Europian do të mbeten të mbyllur deri në muajin shtator dhe një vendim i tillë do të prekë si vendet europiane joanëtare, ashtu dhe SHBA-në e Kinën, që janë si tregjet më të mëdha të aviacionit civil.

    Pavarësisht rikthimit të fluturimeve në fund të vitit, në shfrytëzim mund të vihet vetëm 80% e flotës.

    Në skenarin më optimist kufijtë e jashtëm të Bashkimi Europian do të hapen në shtator. Ky bllokim do të prekë si vendet europiane joanëtare të bllokut, ashtu edhe tregjet më të mëdha në botë të aviacionit, SHBA-në dhe Kinën. Parashikohet se sektori i aviacionit civil nuk do të kthehet në normalitet të paktën përpara vitit 2022, duke shënuar një rënie prej 40 deri në 50 për qind.

    Shumica e kompanive ajrore kanë kërkuar ndihmën e qeverive për të përballuar kostot në këtë kohë krize të paprecedentë globale.

    Një prej kompanive më të mëdha ajrore të Europës, “Air France-KLM”, humbi vetëm pas dy javësh bllokimi 815 milionë euro, ndërsa kreu ekzekutiv Ben Smith, parashikon se rimëkëmbja do të kërkojë të paktën disa vjet.

    “Nuk presim që të rikthehemi në nivelet e vitit 2019, të paktën deri në 2022-n”, thotë ai.

    Deri tani “Air France-KLM” ka marrë deri tani 7 miliardë euro nga qeveria e Francës dhe e Holandës dhe pret edhe dy deri në katër miliardë euro të tjera, ndërsa synon të reduktojë humbjet duke kursyer deri në 350 milionë euro në muaj.

    Grupi parashikon humbje të konsiderueshme në periudhën prill – qershor, pasi 95 për qind e flotës ajrore do të mbetet në tokë, ndërsa në tremujorin e tretë pritet të shfrytëzohet rreth 80 për qind e kapacitetit të flotës pasi udhëtimet do të rifillojnë gradualisht.

    Që nga 11 maji do të hyjë në fuqi rregulli i vendosjes së detyruar të maskës për pasagjerët, ndonëse që tani një pjesë e personelit e zbaton këtë. Ndërsa që tani ka filluar edhe pastrimi dhe dezinfektimi periodik për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

    Shqetësimi kryesor për industrinë e aviacionit civil është bllokimi i vazhdueshëm i fluturimeve në Shtetet e Bashkuara që përbën dhe tregun kryesor për kompanitë europiane.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.