×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: PDK-ja s’ka vota për Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se PDK-ja s’ka vota për Qeverinë Hoti.

    “Asnjëherë. Asnjë votë e PDK-së nuk do të shkojë për këtë qeveri”, ka thënë ai, i pyetur nëse ndonjë deputet i PDK-së mund ta votojë Qeverinë Hoti.

    Ai po ashtu ka treguar që posa të krijohen kushtet, PDK-ja është për zgjedhje.

    “Në momentin që e shpallim fitoren në luftën kundër COVID-19, nuk mendoj se ka arsye që të vazhdojë kjo Qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se për zgjedhje nuk ka nevojë të shkohet tek presidenti Thaçi, por se “ne thjeshtë e rrëzojmë Qeverinë”.

    “Ne normalisht që do të synojmë t’i bëjmë numrat për rrëzimin e Qeverisë, por në asnjë rrethanë nuk do të bëhemi pjesë e agjendës së LVV-së”, ka thënë Tahiri.

    Ai po ashtu i ka quajtur “qesharake” veprimet e Ministrit në detyrë të Financave.

    “Aq të shpeshta janë skandalet e kësaj Qeverie, saqë po i harrojmë ato që kanë ndodhur para dy javë”, ka thënë ai.

    Sa i përket partisë së tij, ai ka thënë se PDK-së ia ka dhënë verdiktin populli dhe tani është partia e tretë. Ka vazhduar se partia e tij është në opozitë dhe tani është në gjendje të flasë për “ata që po e qeverisin vendin”.

    Ai i është referuar deklaratave të ministrit Bislimi për uljen e papunësisë.

    “Gjendja është gjithkah e rëndë, por tek ne jo”, ka ironizuar ai, duke shtuar se debati në këtë drejtim “është i gjërë dhe se PDK-ja është partia më konstruktive në këtë periudhë”.

    Tahiri ka analizuar qasjen e partive në parlament. Ka thënë se ka “çoroditje” të veprimeve.

    “Asnjë rrethanë PDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që do të bëhet në të ardhmen, por ne nuk kemi hequr dorë nga politikbërja”, ka thënë Dehari.

    Paraprakisht, Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi t’i mbështesë dy projekt-ligjet e partisë së tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.