
Ministria e Financave e kishte hartuar planin ku tregohej se sa pritet të jenë të hyrat për vitin 2020.
E, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online tha se këtë vit janë rreth 200 milionë euro të hyra më pak, sesa ishin paraparë në plan të derdhen në arkën e shtetit, shkruan Front Online.
Kjo, sipas tij, vjen si rezultat i efekteve negative që ka pasur në ekonomi pandemia e Coronavirusit.
” Nga numrat prej ATK-së dhe Doganës, del që ata kanë në krahasim me vitin e kaluar rreth 63 milionë euro, të dyja bashkë, nën performancë. Nuk duhet të kuptohen veç si numër, për shkak se disa pagesa dhe deklarime janë shtyer, ato nuk do të thotë që nuk do të realizohen më vonë. E kemi një plan që e kemi shikuar në raport me ekzekutimin, neve na del jo duke e krahasuar vitin me vit, po duke e krahasur ekzekutimit dhe hyrat që kanë ardhë deri tash për vitin 2020, vleresojmë rreth 200 milionë euro te hyra më pak ketë vit sesa plani që është për vitin 2020, nuk po flas në raport me vitin 2019″, tha zv/ministri Krasniqi për Front Online
Implementimi i Ligjit të Pagave përcillet me rishikim të buxhetit