
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, ka komentuar mundësinë e implementimit të Ligjit për Paga, i cili është pezulluar deri në fund të këtij muaji me vendim nga Kushtetueja.
Ai tha se nëse Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbërt këtij ligji, ata si Ministri, e kanë për obligim ta zbatojnë.
Veçse Krasniqi paralajmëroi se do të ketë nevojë për një rishikim të buxhetit.
“Një fond kontigjent është ndarë per implementim të Ligjit të Pagave edhe në nivelin qendror edhe në atë komunal. Tash pritet vendimi, varësisht prej vendimit. Ligji ka kaluar në Kuvend në rast se Gjykata thotë që duhet të implementohet ligji, ne jemi të obliguar ta implementojmë. A do të ketë nevojë per disa rregullime buxhetore, në rast se ky ligj hyn ne fuqi, absolutisht po, për shkak se një pjesë e këtyre fondeve është planifkuar tash të perdoret për ta mbuluar pakon fiskale. E nëse ligji i pagave vjen duhet të bëhen lëvizje të tjera në buxhet përmes rishikimit të buxhetit”, theksoi ai për Front Online.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3213715942014695/