
Për të gjithë ata që po japin deklarata të tilla, pra që ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime, sipas Hisen Berishën, janë duke tentuar që të paraqiten heronj.
LEXO EDHE: Komandanti i Koshares zbulon të pathënat e luftës dhe “krimet” e UÇK-së
Anëtari i PDK-së Hisen Berisha ka thënë për Front Online, që Gjykata Speciale duhet hetojë edhe për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera në vend, që sipas tij ka pasur mundësi të jenë përfshirë në vepra kriminale gjatë luftës.
LEXO EDHE: Komandanti i UÇK-së në Koshare: Sulmuesit e UÇK-së po tentojnë të shfaqen heronj
“Sot i kemi Dhomat Speciale që po ashtu mendoj që në kompetencat e tyre duhet të shtojnë edhe trajtimin e qytetarëve, të Kosovës, të komunitetit serb dhe të tjera komuniteteve që kanë kryer vepra që mund të cilësohen si penale apo kriminale në të ardhmen. Unë mendoj që Gjykata Speciale me punën e saj një ditë do ta nxjerrë UCK-në të pastër ashtu siç ka qenë, brenda misionit të saj çlirimtar”, ka theksuar ai për “Front Online”.