×
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zëvendësministri i Financave jep detaje për pagesat e bizneseve dhe paralajmëron masa të rrepta për mashtruesit

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Implementimi i masave që parashihen në pakon emergjente të Qeverisë ka nisur.

    Por jo tek te gjithë sektorët që ishin planfikuar të ndihmohen me të.

    Zbatimi i tyre është bërë kryesisht në sektorin publik dhe tek pjesa e pagave për punëtorët.

    E për zbatimin e masave te sektorët tjerë duhet të pritet faza e dytë.

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, ka treguar në detaje se si ka shkuar dhe për cilat kategori është bërë aplikimi i masave.

    “Kemi pagesat për sociale, pensione që janë ekzektuar për dy muaj, mars dhe prill. Numri i asistencës është 26 mijë familje. Janë paguar për cdo muaj nga 2.5 milionë euro. Edhe për pensione janë paguar afër 5 milione. Duke pasur parasysh që është bërë edhe rikthimi i atye që nuk kanë mundur të aplikojnë, dikund shkon rreth 5.5 milionë euro”, ka bërë të ditur Krasniqi.

    Numri dy i Financave në Kosovë ka shtuar për “Front Online” se te masat që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike, veçmas për masën 3.A, nga 110 mijë veta sa kanë aplikuar deri tash janë paguar mbi 40 mijë persona.

    Shuma financiare e këtyre pagesave, sipas tij, ka arritur në mbi 6.9 milionë euro.

    “Kanë aplikuar dikund për qira 6903 biznese, 5443 prej tyre kanë kaluar nepër komision, por ende nuk ka filluar pagesa për ta. Për masën 6, që ka të bëjë me sektorin publik, kanë aplikuar mbi 23 mijë veta, janë paguar pas pastrimit të listave 21518 persona, që është dikund 6.7 – 6.8 milionë euro. Për masën 7 janë 1465 biznese që kanë aplikuar për më marrë 100 euroshin – ka të bëjë kryesisht me sektorin e furrave, barnatoreve. Për masën 8 për 130 euro, punëtorë të larguar nga puna janë 1129 punëtorë. Për masën 14 – kompensimi i pagës 130 euro – 7933 punëtorë. Ajo që bien në sy është që për masën 15 kanë aplikuar mbi 45 mijë persona që janë deklaruar që nuk kanë asnjë burim të të hyrave”, u shpreh ai për Front Online.

    200 milionë euro më pak të hyra në buxhetin e këtij viti

    Ministria e Financave e kishte hartuar planin ku tregohej se sa pritet të jenë të hyrat për vitin 2020.

    Por, rreth 200 milionë euro të hyra më pak, sesa ishin paraparë në plan, do të derdhen në arkën e shtetit, shkruan Front Online. 

    Kjo si rezultat i efekteve negative që ka pasur në ekonomi pandemia e Coronavirusit.

    ” Nga numrat prej ATK-së dhe Doganës, del  që ata kanë në krahasim me vitin e kaluar rreth 63 milionë euro, të dyja bashkë,  nën performancë. Nuk duhet të kuptohen veç si numër, për shkak se disa pagesa dhe deklarime janë shtyer, ato nuk do të thotë që nuk do të realizohen më vonë. E kemi një plan që e kemi shikuar në raport me ekzekutimin, neve na del jo duke e krahasuar vitin me vit, po duke e krahasur ekzekutimit dhe hyrat që kanë ardhë deri tash për vitin 2020, vleresojmë rreth 200 milionë euro te hyra më pak ketë vit sesa plani që është për vitin 2020, nuk po flas në raport me vitin 2019″, tha zv/ministri Krasniqi për Front Online

    Implementimi i Ligjit të Pagave përcillet me rishikim të buxhetit

    Zëvendësministri i Financave e ka komentuar edhe mundësinë e implementimit të Ligjit për Paga, i cili është pezulluar deri në fund të këtij muaji me vendim nga Kushtetueja.

    Ai tha se nëse Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbërt këtij ligji, ata si Ministri, e kanë për obligim ta zbatojnë.

    Veçse Krasniqi paralajmëroi se do të ketë nevojë për një rishikim të buxhetit.

    “Një fond kontigjent është ndarë per implementim të Ligjit të Pagave edhe në nivelin qendror edhe në atë komunal. Tash pritet vendimi, varësisht prej vendimit. Ligji ka kaluar në Kuvend në rast se Gjykata thotë që duhet të implementohet ligji, ne jemi të obliguar ta implementojmë. A do të ketë nevojë per disa rregullime buxhetore, në rast se ky ligj hyn ne fuqi, absolutisht po, për shkak se një pjesë e këtyre fondeve është planifkuar tash të perdoret për ta mbuluar pakon fiskale. E nëse ligji i pagave vjen duhet të bëhen lëvizje të tjera në buxhet përmes rishikimit të buxhetit”, theksoi ai për Front Online.

    Bizneset që mashtrojnë do të ndëshkohen 

    Aplikimi i Pakos Emergjente ka nxjerr në pah edhe keqpërdorime.

    Në medie është raportuar për raste të ndryshme kur bizneset e kanë keqpërdorur Pakon Emergjente, duke aplikuar disa herë për të përfituar nga ajo.

    E për këto biznese, Krasniqi, thotë të kenë paraparë masa ndëshkuese siç është kthimi i të hollave të dhëna.

    “Është mirë me kuptu gjithë, mos me keqpërdorë këtë situatë sepse ne nuk jemi duke prodhuar me shumë të hyra e as nuk kemi politike monetare. Ne me këtë kapacitet fiskal, duhet `i mbulojmë edhe këto obligimet e reja dhe duhet ta ruajmë stabilitetin në financat publike.  Nuk është mirë askush me mashtru, sepse mashtrimi sjellë konsekuenca për ta. Ne do t`i aktivizojme komplet inspektoriatin tatitmor dhe inspektoret e tjerë, masa e parë është kthimi i mjeteve, masa e dytë shohim pastaj me veprime administrative që do të jenë me këto kompani”, u shpreh ai për
    Front Online. 

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.