×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Matoshi i kërkon Kurtit ta shkarkojë menjëherë Veljkoviçin

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Publicisti Halil Matoshi ka kërkuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti që menjëherë ta shkarkojë nga detyra këshilltarin Cvetko Veljković.

    Postimi i plotë:

    Personale me Albinin: Shkarkoje mënihere Cvetkun!!!

    1.Albin, e do interesi shtetnor (âsht kategori kushtetuese) integrimin e serbëve kosovarë në sistem, por ashiqare në suaza kushtetuese dhe jokomprometuese.Dhe ata kanë qenë pjesë e secilës Qeveri, pra edhe asaj tandës!Albin, nuk e do interesi shtetnor me angazhu ni fans t’fashizmit serb ngat veti e me u marrë me punët e shtetit aë nuk e njeh;

    2. Albin, të kujtohen vuejtjet në Kampet e Përqëndrimit Lipjan dhe Požarevac (Serbi) ku ishim bashkë, kur vdekja e jo jeta konsiderohej shpëtim, nga shumë shqiptarë të dërmuem fizikisht për së lidhuni e t’poshtnuem shpirtnisht nga qizmja e fashizmit të Milošević-it dhe gjeneralëve të tij.Dhe kur shpifnin për ty, se kinse ta patën hatrin, unë e pata thânë të vërtetën për guximin tand. Pa mëdyshje!3. Albin, Cvetko Veljković e ka shpërnda madhnimin epik të Kriminelit Monster, Ratko Mladić, i cili, në Srebrenicë fëmijëve që u kishte masakru baballarët e gjyshnit, e ua kishte dhunu seksualisht nânat e motrat u dhuronte sheqerka!?
    Besoni Albin dhe Cvetko, kjo âsht e gërditshme edhe për shumë serbë normalë e me edukim qytetar edhe midis Beogradi e lé mâ në Kosovën ende të përlotun e me plagë t’pambylluna!
    Albin, ne, qytetarët e munuem plot ni shekull nga hegjemonia serbe, marrohemi e ngushtohemi kur dikush mes nesh, u drejtohet edhe pahiri serbëve me ‘shka’, kurse ky këshilltar yti nuk i luen çerpiku që Republikës sonë i thotë ‘Kosovo i Metohija’ që edhe vetë serbët (disa komunistë progresivë) ishin pajtu të hiçej nga fjalorët zyrtar, administrativ e politik!?
    4.Zotni Kurti, “ndryshimi” i proklamuem i Cvetkut âsht hipokrizi e Tina dhe Jotja dhe mue personalisht m’i trazon plagët e shpirtit e shpinës, kur në natën e ftohtë të 21 majit, si sot 21-vjet ma parë më rrihnin (ishim ni dyzinë shqiptarësh t’lidhun) me shkop gome në oborrin e burgut t’Lipjanit (aty në ni dhomë i izoluemë ishe edhe ti dhe ke mujtë me i nigue klithmat!?)Albin pēr hirë të atyne klithmave shkarkoje këtë njeri, nashta ka me i shërbu për ndryshimin e niméte, se ia përkujton rishtas dhimtat që na i ka shkaktu regjimi që ai vazhdon me e naltësu!
    Lé ta mson lekcionin se madhnimi i nazifashizmit âsht i dënueshëm me ligj në Gjermani e shtete tjera Perëndimore!
    Emnoe vén Tij, ni qikë a djal serb të Kosovës, qytetar t’edukuem mirë e antifashist!
    Mos i çmisto me na poshtnu sërish!Albin, shkarkoje Cvetkun, sot.
    Tash!
    Nëse vetëm ni trohë Raison d’Etat t’ka metë n’aenien tande politike!
    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2333555210282745&id=100008848660199

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.