×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte 87 të shëruar dhe vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Sapo u konfirmuan 87 të shëruar dhe vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë, raporton Front Online.

    Rasti i vetëm i infektuar është rast kontakti me vendbanim në Mitrovicë.

    Ndërsa me 87 të shëruarit e sontëm, numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 490.

    Deri tani në Kosovë janë testuar 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Njoftimi i plotë:

    TETËDHJETË E SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

     

    Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

     

    Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast.

     

    Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

     

    Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.

     

    Nga data 08 shkurt  deri më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

     

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

     

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes.

     

    QYTETARË TË NDERUAR!

     

    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

     

    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

     

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ NUK ËSHTË KOHA TË RELAKSOHEMI!

     

    NA NDIHMONI SI DERI MË TANI! DUKE RESPEKTUAR RREGULLAT!

     

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

     

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

     

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.