×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk iu bëhen testet familjareve të të infektuarave me COVID-19 në Dragash

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Përfaqësues të komunës së Dragashit po ankohen se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ua ka bërë testet familjareve të të infektuarave me COVID-19 në ketë komunë.

    Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Behar Brenoli ka thënë për “Front Online” se në komunën e Dragashit janë konfirmuar 3 persona deri më tani me virusin COVID-19, dy nga ta janë duke marrë trajtim në Klinikën Infektive, ndërsa një persona tjetër është në vetë-izolim.

    LEXO EDHE: Sonte në Viti pritet ritestimi i 22 mostrave të cilat mbrëmë kishin dalë negative

    “Komuna e Dragashit ka tre (3) persona që janë të konfirmuar me virusin SARS-CoC-2. Dy prej tyre janë në  Klinikë Infektive, ndërsa një është në vetëizolim”, tha ai për Front Online.

    Bernoli tha se rastet me Covid-19 në këtë komunë janë raste kontakti.

    “Dy raste janë raste kontakti në një spital rajonal, njëra është punëtor hemodializë, tjetri është pacient me hemodializë. Rasti i tretë është kontakti. Ai është burri i një pacienti me hemodializë”, shtoi ai.

    Ai tregoi se nuk janë testuar disa punonjës të kujdesit shëndetësor, pasi sipas IKShKP-së, ata nuk kanë simptoma

    “Sipas insistimit tonë, vetëm një familje e ngushtë e pacientëve (tre persona) të cilët ishin negativë u testuan, ndërsa familja e punonjësit të kujdesit shëndetësor pozitiv ende nuk ishte testuar, nga institucioni na thanë që ata nuk kishin simptoma dhe ishin në kontakt”, përfundoi ai për Front Online.

    Ndryshe, Dragashi është ndër qytetet e fundit dhe me më së paku të prekur nga Coronavirusi në Kosovë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.