×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Brenda vitit do kemi gati vaksinën ndaj Covid-19

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Donald Trump është optimist se vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati brenda këtij viti. Besimin e shprehu në një diskutim online të organizuar nga rrjeti televiziv amerikan Fox News brenda memorialit të Abraham Linkolnit në Uashington.

    “Jemi shumë të sigurtë se vaksina do të jetë gati deri në fund të këtij viti”
    Bëhet fjalë për afatin më të shpejtë për prodhimin e vaksinës që Trump ka deklaruar deri më tani. Besimi i tij bazohet edhe tek fjalët e kreut të Institutit të Sëmundjeve Infektive, Entoni Fauçi, i cili pak ditë më parë u shpreh se “qindra miliona doza mund të jenë gati për imunizimin e popullatës në Janar”. Qeveria amerikane po financon aktualisht me fondet e saj zhvillimin e 3 vaksinave për të përshpejtuar ritmet e provave tek njerëzit.

    Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi sërish Kinën si përgjegjëse për shpërthimin e pandemisë globale të Covid-19. Teksa disa shtete federale amerikane kanë hapur procese gjyqësore kundër Kinës në gjykatat e Shteteve të Bashkuara, administrata Trump po shqyrton mundësinë e nisjes së një procesi në gjykatat penale ndërkombëtare.Shërbimet sekrete amerikane thanë se kishin të dhëna që Kina ka qenë në dijeni të daljes aksidentale nga laboratori të koronavirusit, por ia fshehën botës këtë fakt. Sipas mediave, Uashingtoni do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin njerëzor dhe ekonomik. Gjykatat amerikane nuk kanë të drejtë ligjore të japin verdikte për një vend që është jashtë juridiksionit të tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.