
Zelanda e Re shënon ditën e parë pa asnjë të infektuar qysh nga 25 marsi, kur nisen masat kufizuese.
Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë Ashley Bloomfield gjatë një konference për mediat mbrëmjen e së dielës, teksa tha se kjo gjë mund të jetë momentale.
“Sigurisht ka të dhëna inkurajuese, por mund të bëhet fjalë vetëm për një moment”, deklaroi ajo, duke kërkuar që të mos ulet vigjilenca.
Nga ana e saj, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, foli pak ditë më parë për një fitore ndaj Covid-19.
Në raport me shtetet e tjera në Zelandën e Re shifrat nuk kanë qenë asnjëherë dramatike, pasi deri më tani numërohen vetëm 20 viktima dhe 1487 të infektuar.
Që nga 26 marsi qeveria mori masa strikte, duke mbyllur shkollat, lokalet, parqet dhe një sërë aktivitetesh të tjera, duke ruajtur situatën nën kontroll. /noa.al