×
  • Lajme
  • Lajme

    6 persona me covid-19 në Mitrovicën e Jugut, flet një nga të infektuarit

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Deri tre ditë më parë Mitrovica e Jugut nuk ishte e prekur nga Covid-19. Por, në ditën e fundit të Prillit, një punëtore e një super maketi në këtë qytet që vjen nga fshati Rekë, rezultoi pozitive.

    E pasi iu morën mostrat kontakteve të saj, rezultoi se persona ishin infektuar.

    Njeri nga personat që ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 , po del të jetë edhe i fejuari i të infektuares së parë nga ky qytet.

    Madje të dy së bashku kanë punuar në një nga supermarketet në Mitrovicë.

    Ai për T7 ka treguar se si e ka kuptuar që është infektuar.

    Ndërkohë, ai foli për gjendjen e tyre shëndetësore.

    IKSHPK tani ka filluar të testoj edhe rastet e kontaktit të familjes nga fshati Rekë.
    E ani pse tashmë janë konfirmuar këta persona të prekur, banorët atje kanë vazhduar normalisht lëvizjet e tyre.

    Ndërkohë gjatë së dielës janë testuar disa persona nga ky fshat , të cilët janë duke pritur rezultatet.

    Ndërkohë, një banor i këtij fshati thotë se ditë më parë pati kontakte me njërin nga familjarët.

    Por që nuk është ftuar ta kryejë testimin.

    E ky lajm duket se tronditi disa të afërm të infektuarve.

    Ndërkohë, asnjë nga familjarët e të 27 vjeçare nga Mitrovica nuk kanë rezultuar pozitiv.

    Testimin e kanë kryer edhe gjithë punëtorët e supermarketit ku punonin dy të infektuarit por të gjithë kanë dalur negativ.

    Ndërkohë, këto raste i ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj Komune Agim Bahtiri.

    Deri më tani në pjesën jugore të Mitrovicës, janë konfirmuar 6 raste me Covid 19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.