×
  • Vip
  • Vip

    Leonora Jakupi i del kundër Labit: Nuk pajtohem për protestë, jeta e qytetarit është më e rëndësishme

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri gjatë ditës së shtunë ka bërë një reagim lidhur me vendimet e reja nga intitucionet.

    Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë këtij viti nuk do të organizohen dasma, ahengje familjare apo tubime me shumë njerëz, shkaku i pandemisë globale.

    Ishte Labi ai i cili në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, doli kundër këtij vendimi duke thënë se ai dhe shumë kolegë të tij kanë marrë parapagesë për dasmat në të cilat ishin prenotuar të këndonin dhe nuk mund t’i kthejnë ato para ngase i kanë harxhuar.

    Tutje, Tahiri e quajti situatën e COVID-19 një mashtrim dhe shpërlarje truri e popujve, duke bërë kështu thirrje për normalizim të situatës, e madje paralajmëroi edhe protesta.

    Mirëpo pavarësishst se u thirr në emër të shumë kolegëve, duket se ka një pjesë të tyre që nuk pajtohen me të.

    Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, duke thënë se nuk pajtohet me Labinot Tahirin dhe se për të si personazh me ndikim, ka më shumë rëndësi shëndeti i popullit.

    “Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.

    Përndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka pezulluar prej muajsh të gjitha aktivitetet e saj muzikore dhe është karantinuar në vilën e saj luksoze në Brezovicë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.