
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, për mandatarin për kijimin e qeverisë së re, deri më 29 maj të këtij viti, raporton “Front Online”.
Ky vendim i Kushtetueses erdhi pas dorëzimit të kërkesës nga lëvizja Vetëvendosje për të kërkuar opinion ligjor për sa i përket dekretimit të presidentit Thaçi për caktimin e Avdullah Hotit mandatar për krijimin e qeverisë së re.
“TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi; TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi; Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës:
