
Një burrë në Istog është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë i njëjti ka rrahur gruan e tij dhe dy fëmijët.
Rasti sipas policisë ndodhi mesditen e së enjtes që e lëm pas, dhe përveç dhunës fizike, i njëjti ndaj familjarëve të tij ka ushtruar edhe dhunë psikike.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet nga institucionet kompetente.