×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Manastirliu pret mjekët shqiptarë: Jeni heronjtë modernë të Shqipërisë

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Rinasit ekipin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që qëndruan për një muaj në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën përballë pandemisë së koronavirusit.

    Manastirliu falënderoi mjekët dhe infermierët për punën e tyre në Itali dhe shtoi se ata kanë gdhendur një faqe të re të historisë së miqësisë mes dy vendeve.

    “Jam e emocionuar sot më shumë se ditën që ju përcollëm. Kishim shumë përgjegjësi për ju që do të shkonit aty dhe do të ishit në vijën e parë të luftës. Një muaj më parë gjendja në Itali ishte më e vështirë edhe përballja juaj po ashtu. Di që keni bërë një punë të lavdërueshme dhe keni lënë mbresa te stafi i spitalit të Brescias dhe pacientët. Keni gdhendur një faqe të re të historisë mes dy vendeve”, tha Manastirliu.

    Mjekët dhe infermierët shqiptarë qëndruan për 30 ditë në rajonin e Brescia-s, që njihet tashmë dhe si një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në vendin fqinj, shkruan a2news. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk rezultoi i prekur me Covid-19 në fund të misionit humanitar.

    Vendimi për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali shkaktoi shumë bujë në shtetin e BE-së në fundin e marsit, pasi deri në ato momente askush nga vendet e unionit nuk kishte ofruar për të.

    Megjithatë gjatë ditës së sotme, një lajm jo i mirë erdhi nga Italia, ku mediat raportuan se policia e Brescia-s kishte gjobitur disa nga këta mjekë dhe infermierë të cilët kishin thyer masat e distancimit sociali dhe ishin kapur në dhomën e hotelit duke festuar përfundimin e misionit të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.