×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit liron nga taksa të gjitha bizneset për vitin 2020

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Komuna e Denasit në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin që të lirohen nga taksat komunale bizneset që operojnë në kë të komunë

    Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 4 pika, mirëpo me propozimin e kryetarit Ramiz Lladrovci, janë shtuar edhe 4 pika të tjera për diskutim.

    Në këtë mbledhje është vendosur që të lirohen nga taksat komunale të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Drenasit.

    “Pika e dytë, propozim-vendimi për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën  e Drenasit për vitin 2020 pas diskutimit u miratua me shumicë votash nga asambleja komunale”, bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Drenasit.

    “Pikat e propozuara nga kryetari Lladrovci ishin; propozim vendimi për lirim nga taksa komunale për vitin 2020 për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit, draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik  Lokal 2020-2024, propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 si dhe raporti financiar i zhvillimit të buxhetit janar-mars 2020”, thuhet në njoftim.

    Ne këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti financiar për zhvillimin e buxhetit për periudhën janar-mars 2020.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.