×
  • Lajme
  • Lajme

    Meliza Haradinaj për rastin ligjor: Ja e vërteta rreth rastit tim

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Pas nominimit të Meliza Haradinaj- Stubllës nga AAK-ja për pozitën e ministres së Jashtme të Kosovës kanë ardhur reagime të shumta, ngase ajo më parë ishte dënuar nga institucionet vendore për mosdeklarim të saktë të pasurisë
    E pas gjithë këtyre zërave ka reaguar Haradinaj-Stublla, duke qartësuar çdo gjë sa i përket rastit të saj.

    Ajo përmes një reagimi ka thënë se kompania e saj është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar duke respektuar në tërësi legjislacionin anglez. Ajo tutje ka thënë se meqë biznesi i saj nuk kishte kapital fillestar më shumë se 10 funte dhe pas konsultimeve me një avokat anglez, i cili e ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e ka deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e këshilltares së kryeministrit.

    Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e saj:

    Të nderuar qytetarë,

    E vërteta lidhur me rastin ligjor që po diskutohet rreth meje këto ditë në media, pas nominimit për Ministre për Punë të Jashtme të Kosovës, është si vijon:1) Studimet postdiplomike për diplomaci i kam kryer në vitin 2011 në Mbretërinë e Bashkuar (në Oxford University), ku edhe kam jetuar për një kohë.2) Në vitin 2015 kam hapur në Mbretërinë e Bashkuar një biznes përmes formës elektronike, duke respektuar në tërësi legjislacionin anglez në fuqi, me kapital fillestar prej 10 funtash.3) Në vitin 2017, kur jam emëruar këshilltare e Kryeministrit, jam konsultuar me avokatin anglez, i cili më ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste, dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e kam deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e Këshilltares së Kryeministrit. Vlen të theksohet se biznesi përgjatë gjithë historikut të tij financiar, nuk ka tejkaluar vlerën prej 3,000€ qarkullim. Citoj letrën e avokatit deponuar edhe në Prokurori: “Mund të konfirmoj se kompania ‘In Middle Ltd’ nuk ishte ndërmarrje tregtare më datën 30 shtator 2017 dhe se statusi i saj nuk ka ndryshuar që atëherë. Gjithashtu mund të konfirmoj se mikro llogaritë e fundit për kompaninë për vitin që mbaron më 30 shtator 2017, treguan vlerë neto të aseteve prej më pak se 3,000 euro, e cila është brenda pragut të përcaktuar në Ligjin e Kosovës nr. 04/L-50 (dhe ndryshim/plotësimit të Ligjit nr. 04/L-228).”4) Vendimi në shkallë të parë me të cilin jam shpallur fajtore për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo. Këtë vendim e kam apeluar.5) Kjo është e vërteta rreth rastit tim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.