×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës lanson garën e fotografisë “Prishtina n’shpi”

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Komuna e Prishtinës dhe Kolektivi Andrrat Moderne në bashkëpunim me artistë, dizajnerë dhe fotografë të qytetit, fton qytetarët e vet të marrin pjesë në garën e fotografisë PRISHTINA N’SHPI.

    Fotografitë duhet të jenë reflektim i jetës në shtëpi, të pasqyrojë hapsinat e brendshme, jetën në vetminë apo shoqërinë e katër mureve, njerëzit dhe kafshët me të cilat ndani jetën, pamjet nga dritaret e shtëpisë, dhe emocionet që sjellë përditshmëria në izolim. Pjesëmarrësit ftohen të ndajnë imazhe të cilat ilustrojnë shtëpinë si ambient të mundshëm pune, loje, muzike, vallëzimi, arti, dashurie, rritje, frike apo agonie.

    Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjthë qytetarët e Prishtinës dhe fshatrave të Komunës së Prishtinës. Pjesëmarrësit ftohen ti dërgojnë deri në 5 fotografi të shkrepura me mobil apo aparat, në të gjitha formatet e mundshme, nga data 29 Prill deri më 06 Maj, 2020.

    Fotot duhet të dërgohen në emailin [email protected]
    Secili pjesëmarrës i përzgjedhur do të marr një libër kurse tre fituesit e garës shpërblehen me:

    Vendi i parë 500 euro

    Vendi i dytë 300 euro

    Vendi i tretë 100 euro

    Juria e kësaj gare është trup i pavarur nga organet e Komunës së Prishtinës. Kjo juri përbëhet nga qytetarë të Prishtinës, profesionistë në fushën e fotografisë, artistë dhe tregimtarë të dëshmuar të cilët kanë lirinë e plotë përzgjedhëse. Juria do të përzgjedhë deri në 200 foto të cilat më pas do të publikohën në webin www.prishtina.photos, në një libër fotografik dhe do të jenë pjesë ekspozitës N’SHPI që organizohet nën Patronatin e Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, pas kalimit të pandemisë.

    PRISHTINA N’SHPI, si aktivitet kulturor ka për qëllim involvimin mbarë-qytetarë në dokumentimin e jetës së tyre në izolim si masë mbrojtëse nga shpërndarja e COVID 19. Kjo garë më pas përzgjedhë fotot më të mira të këtij dokumentimi për ti publiku ato në web-in www.prishtina.photos, libër dhe ekspozitë, të gjitha të konceptuara dhe organizuara në bashkëpunim me profesionistë të qytetit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.