×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq komenton situatën politike në Kosovë

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjeti kohë të komentoj rreth zhvillimeve në Kosovë mbrëmë ku vlerësoj se priten ‘shkundje të mëdha’ në Kosovë dhe shtoi se siç nuk ju gëzohet turbulencave askund në rajon në planin politik, nuk ju gëzohet as këtyre në Prishtinë.

    Ai shtoi se tani vazhdimi i bisedimeve do të vështirësohet edhe më për atë se qeveria e re në Prishtinë do të ketë legjitimet të dyshimtë sipas tij.

    Presidenti serb edhe pse tha në televizionin publik serb RTS se nuk i gëzohet trazirave askund në rajon ai megjithatë thekson se qeveria kosovare ka legjitimitetin e vënë në dyshim sipas tij.

    Vuçiq tha se negociatat tani me Prishtinën do të jenë të vështira, pasi legjitimiteti i qeverisë në Prishtinë po “tundet, e shpjegoi më tej duke shtuar megjithëse shifrat i kishte gabim se, nëse qeveria formohet kur i pari ka mbështetje 21 për qind të qytetarëve, atëherë Albin Kurti mbetet në opozitë me 37 për qind të mbështetjes.

    Gazetari serb e pyeti se si Beogradi mund të përfitoj nga kjo, Vucic u përgjigj se nuk mund të shfrytëzoj një situatë të tillë, pasi, nëse situata është stabile në Prishtinë, atëherë Beogradi nuk ka partner serioz për dialog, e nëse jo, atëherë politikanët shqiptarë “do të garojnë se cili e përmend më shpesh se Serbia ka kryer gjenocid”.

    “Kjo nuk është situatë e lehtë e atëherë keni problem me legjitimitet” theksoi Vucic i ‘brengosur’.

    Atij ju shtrua edhe pyetja se kjo situatë me koronavirusin barriera për mallrat serbe është “hequr apo zhvendosur”, Vucic tha se rreth kësaj po ashtu do të ketë “probleme të shumta” dhe përsëriti se Beogradi zotohet për liri absolute të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ai shtoi se për këtë duhet punuar më shumë pasi është e rëndësisë vendimtare për ne dhe ata.

    Vucic tha se për këtë ka pasur bisedë ditëve paraprake me të dërguarin special të SHBA’së për Kosovës, Richard Grenell, si dhe ndërmjetësin europian, Miroslav Lajcak.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.